2010-01-18 16:23:01

E djathta fiton në Kili


(18.01.2010 RV)Kili kalon politikisht me të djathtën. Me mëse 51% të votave, Sebastian Pinjera fitoi ballotazhin e djeshëm presidencial. Afarist, miliarder, gjatë fushatës zgjedhore u propozoi njerëzve një “tranzicion të dytë”, pas atij nga diktatura ushtarake në demokraci. Dy objektivat kryesore të tij: krijimi i një milion vendeve të punës dhe siguria. Pinjera vjen në pushtet pas 20 vjetësh qeverisjeje të majtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.