2010-01-18 16:22:40

Afganistan: sulm në zemër të Kabulit


(18.01.2010 RV)Betejë e terror në zemër të Kabulit në ofensivën më masive të talebanëve që nga shkurti i vitit 2009. Për pesë orë rresht, terroristët mbollën panik dhe i mbajtën larg forcat e sigurisë me një skuadër prej 20 vetësh, gjysma e të cilëve kamikaze. Ata sulmuan njëherësh shumë ndërtesa qeveritare dhe objektiva në vende publike. Zona e luftimeve përfshin Pallatin Presidencial, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë, Bankën Qendrore dhe hotelin luksoz “Serena”, ku qëndrojnë të huaj. Pas luftimesh të ashpra bilanci u ndal në 6 të vdekur, ndër të cilët 5 civilë, mes tyre një fëmijë, dhe një polic, si edhe 9 kamikaze. Të plagosurit janë 38. shumica civilë.







All the contents on this site are copyrighted ©.