2010-01-17 18:30:15

Shenjtorët e Javës që vjen


Sot e diel 17 janar, sipas kalendarit liturgjik Kisha kremtoi të dielën e 2-të gjatë vitit e po sot me 17 janar kalendari liturgjik përkujton edhe festën e Shën Andout abat, i cili na kujton se Krishti, pasi shëron një njeri, i fton të pranishmit të kuptojnë se duke vepruar kështu, është besnik i ligjit të së shtunës.
Po sot me 17 janar kremtohet Dita Botërore e Emigracionit.
 
Nesër, e hënë 18 janar, kalendari Kishtar përkujton festën e Shën Priskës, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin. Kjo ditë është edhe dita për thellimin e dialogut fetar hebraiko-kristian, ndërsa fillon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Kisha na fton të gjithëve të lutemi e të punojmë për këtë qëllim.
 
Të martën me 19 janar  do të kremtohen Shën Gjermaniku, martir i Filadelfies, Shën Gjoni ipeshkëv i Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë..
 
Të mërkurën me 20 janar, kalendari Kishtar do të përkujton Shën Fabianin, papë e martir dhe shën Sebastianin, martir.
 
Të enjten me 21 janar sipas kalendarit liturgjik bie përkujtimi i festës së  Shën Anjezes, virgjër e martire.
 
Të premten e ardhshme me 22 janar, Kisha do të përkujtojë Shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, Shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe Shën Anastasin, murg e martir.
 
Të shtunën me 23 janar nga kalendari Kishtar do të përkujtohet Shën Emerenciana, martire romake dhe Shën Hildefonsi, ipeshkëv i Toledos.
 
Të dielën e ardhshme me 24 janar, sipas kalendarit liturgjik, bie e diela e 3-të gjatë vitit Kishtar dhe festa e Shën Françeskut të Sales, ipeshkëv i Gjenevës dhe doktor i Kishës, themelues i Urdhërit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.