2010-01-16 11:22:29

Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërise shpreh dhimbjen e saj të thellë per tragjedinë e madhe që i ka ndodhur popullit haitian


CONFERENTIA EPISCOPALIS ALBANIAE
KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË

Komunikatë për shtyp


Ndërsa ne si popull po përjetonim një emergjencë për shkak të përmbytjeve në veri të vendit tonë, në një anë tjetër të planetit ndodhi një tragjedi njerëzore shumë të rëndë. Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërise shpreh dhimbjen e saj të thellë per tragjedinë e madhe që i ka ndodhur popullit haitian, për shkak të tërmetit në ditët e para të vitit që sapo ka filluar. Haiti është një nga më të varfërit vende në botë dhe kjo e bën akoma me të rëndë atë çka ka ndodhur.
Gjithashtu si Kishë Katolike jemi shume të tronditur edhe nga vdekja Mons. Joseph Serge Miotv, Arqipeshkëv i Port-au-Prince, sëbashku me qindra priftërinj e seminaristë që kanë mbetur nën gërmadha. Dëmet janë të mëdha në njerëz e në struktura.
Lusim Zotin qe t’i japë shpresën popullit haitian dhe ndjenjën e solidaritetit të gjithë botës e te ndodhë një ringritje sa më e shpejtë me gjithe humbjet e mëdhaja që ka pësuar. Në Kishat e Shqipërisë të dielën e ardhshme 17 janar 2010 do të lutemi për të gjithë njerëzit që kanë vdekur apo që të gjallë kanë nevojë për ndihmë dhe shpresë.


Zyra e shtypit e KISH

don Gjergj Meta
_______________________________________________________________________________________________
Rr.Don Bosko, nr. 4, K.P. 2950, Tiranë, Albania tel/fax +355 4 22 47 159 cealbania_al@yahoo.com







All the contents on this site are copyrighted ©.