2010-01-14 16:01:30

Në Shqipëri shtohen përdoruesit e drogës. Numri i policëve të antidrogës nuk ndryshon.


(14.01.2010 RV)Vetëm kësaj jave në Tiranë u sekuestruan 2,8 kg hashish dhe 50 gr kokainë, ndërsa para një jave në afërsi në fshatit Lazarat, Antikrimi sekuestroi rreth 650 kg kanabis. Llogaritet se përdoruesit e drogës në Shqipëri janë afro 30-40 mijë, prej të cilëve tre mijë përdorin drogat e rënda ndërsa të tjerët kryesisht hashash dhe marijuanë. Specialistë të Antidrogës pohojnë se sot për sot në Shqipëri konsumohen afro 18 kg heroinë në muaj, kurse marijuanë dhe hashash më tepër. Ndonëse numri i përdoruesve të rregullt të drogës ka ardhur duke u rritur numri i policëve të Antidrogës është po i njëjti. Në Tiranë, ku janë përqendruar edhe shumica e përdoruesve të lëndëve narkotike ka vetëm një skuadër me 10 oficerë dhe agjentë që duhet të monitorojnë gati 20 mijë përdorues.







All the contents on this site are copyrighted ©.