2010-01-14 15:06:17

Më 17 janar do të përkujtohet 542- vjetori i vdekjes së Skënderbeut


(14.01.2009 RV)Veprimtari përkujtimore do të organizohen kudo jetojnë e punojnë shqiptarë, posaçërisht në Sheshet e qyteteve kryesore të Shqipërisë, Kosovës e vendeve perëndimore, ku ngrihen monumente për nder të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, që mbrojti Evropën mesjetare nga vërshimi i otomanëve, të cilët ëndërronin të vinin gjysmëhënën mbi bazilikën e Shën Pjetrit e çallmën, mbi kokën e Papës. Që nga koha kur sulltanët shikonin ëndrra të tilla, kanë kaluar më se 542 vjet.
Edhe në Romë, në një Shesh me emrin domethënës ‘Albania’ lartohet një shtatore e Skënderbeut. Pranë saj do të zhvillohet veprimtaria kryesore përkujtimore në Kryeqytetin italian. Në ftesën e Ambasadës së Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, për këtë veprimtari, shkruhet:
“Me rastin e 542 vjetorit të Heroit legjendar, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare,  “Mbrojtësit të paepur të qytetërimit Perëndimor” “Atletit të Krishtit”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ambasada e Shqipërisë në Romë ju fton, më 17 janar 2010, ora 11, në Piazza Albania, të vendosim një kurorë së bashku në nderim të Heroit evropian.  Ju falenderojmë për pjesëmarrjen".







All the contents on this site are copyrighted ©.