2010-01-13 13:05:56

Thirrje e Papës për Haitin: solidaritet ndërkombëtar për të dëmtuarit nga tërmeti


(13.01.2009 RV)Në audiencën e përgjithshme të paradites së sotme, Papa Benedikti XVI i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë të dëmtuarit nga tërmeti në Haiti. Ja teksti i plotë:

“Dëshiroj tani të bëj një thirrje për gjendjen dramatike në të cilën ndodhet Haiti. Mendimi im shkon në veçanti, tek popullsia e dëmtuar rëndë, vetëm pak orë më parë, nga një tërmet shkatërrimtar, i cili ka shkaktuar humbje të mëdha në njerëz, një numër të madh të pastrehësh e të zhdukurish, si edhe dëme të jashtëzakonshme materiale. I ftoj të gjithë t’i luten bashkë më mua Zotit për viktimat e kësaj katastrofe e për ata që derdhin lot për humbjen e tyre. U siguroj afërsinë time shpirtërore atyre që kanë mbetur pa shtëpi e të gjithë personave të sprovuar në mënyra të ndryshme nga kjo fatkeqësi, duke iu përgjëruar Zotit t’i ngushëllojë e tua lehtësojë vuajtjet. I bëj thirrje bujarisë së të gjithëve, që të mos u mungojë këtyre vëllezërve e motrave në momentin e nevojës e të dhimbjes, solidariteti ynë konkret dhe mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare. Kisha Katolike do të aktivizohet menjëherë përmes Institucioneve të saj bamirëse për të plotësuar nevojat më urgjente të popullsisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.