2010-01-13 13:57:40

Takim i shkurtër ndërmjet Benediktit XVI dhe Suzana Majolos


(13.01.2009 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa pati një takim të shkurtër privat me Suzana Majolon, gruan që e hodhi në tokë në fillim të kremtimit të Natës së Krishtlindjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi sqaroi se zonja Majolo i shprehu Atit të Shenjtë keqardhjen e saj për sa ndodhi. Nga ana e tij, Papa i tha se e ka falur dhe u interesua për shëndetin e saj. Suzana Majolo shoqërohej nga dy familjarë. Përsa i përket procesit hetimor të filluar nga gjykata e Shtetit të Vatikanit, ai do të vazhdojë rrugën e vet normale, theksoi atë Lombardi.







All the contents on this site are copyrighted ©.