Papa Kolegjit Papnor Amerikanoverior: Kisha të çojë mëshirën e pafund të Zotit tek
të dobtit e të braktisurit
(09.01.2009 RV)Përvoja e jashtëzakonshme e universalitetit të Kishës, që u
sjell mëshirën e Zotit të dobtëve dhe të braktisurve: këtë ofron Kolegji Papnor Amerikanoverior,
eprorët e të cilit, studentët dhe ish-studentët u pritën nga Papa Benedikti XVI, me
rastin e 150-vjetorit të themelimit. Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë kujtoi udhëtimin
në SHBA, në prill të vitit 2008 dhe lavdëroi impenjimin e Kolegjit, i cili vazhdon
të formojë barinj të urtë e bujarë. Qe Papa Piu IX, i cili në vitin 1859, themeloi
këtë Kolegj, që vazhdon të zbatojë planin fillestar për të formuar predikatorë të
mirë të Ungjillit e ministra të sakramenteve, besnikë ndaj Pasardhësit të Shën Pjetrit
dhe të impenjuar në Kishën e SHBA-ve, theksoi Benedikti XVI.