2010-01-09 14:38:23

Më 9 janar 1949 zbulohet Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i quajtur Anonimi i Elbasanit i vitit 1776.


(09.1.2010 RV)Më 9 janar 1949 zbuluar Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i quajtur Anonimi i Elbasanit i vitit 1776. "Anonimi i Elbasanit", mund të ketë qenë ndonjë kallogjer ose ndonjë prift i Manastirit të Shën Jonit; dorëshkrimi i tij është zbuluar më 10 janar 1949 ndërmjet dorëshkrimeve me prejardhje nga manastiri i Shën Jonit19.
Pas një predikimi prekës në gjuhën shqipe mbi vuajtjet e Krishtit, ai përkthen pjesë nga Ungjilli që lexohen të dielave dhe të kremteve në Kishë, si p.sh. Ungjilli i së Premtes së Madhe, i së dielës së Shën Tomës, i shërbesës së varrimit e të tjera, të cilat nuk janë renditur sipas rregullit të Ungjillit të madh, por që sigurisht lexoheshin në Kishë, ku edhe predikohej shqip. Përkthimi është i lirë, në gjuhën e folur të asaj kohe dhe përmban fare pak fjalë të huaja. Është botuar në Buletinin e Institutit të Shkencave 20.







All the contents on this site are copyrighted ©.