2010-01-09 15:20:32

Impenjimi i Karitasit Shqiptar në zonat e përmbytura


(10.01.2009 RV)Java që kaloi u karakterizua nga koha e keqe në gjithë Evropën, me probleme jo të pakta për transportin dhe sigurinë e njerëzve. Edhe në Shqipëri, janë të njohura tashmë efektet e hapjes së portave të shkarkimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin, i cili shkaktoi përmbytje kudo. U rrezikua madje edhe qyteti i Shkodrës, ndërsa sipërfaqe të tëra mbeten akoma nën ujë në zonën e Nënshkodrës.
Në këtë situatë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë u bëri thirrje besimtarëve katolikë të ndihmojnë banorët e dëmtuar nga përmbytja, ndërsa Karitasi është i pranishëm në zonë me vullnetarët e vet dhe po bën ç’është e mundur për të lehtësuar gjendjen e familjeve, të detyruara të shpërngulen. Për impenjimin e organizatës bamirëse katolike, të dëgjojmë drejtorin e Karitasit të Shqipërisë, z. Albert NikollaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.