2010-01-08 12:27:46

Konferenca Katolike Ipeshkvnore e Shqipërisë ndihmon banorët e zonave të përmbytura


(08.1.2010 RV)Kryedioqeza e Shkodër-Pultit me kryeipeshkvin Imzot Angelo Massafra po bëjnë përpjekje të mëdha në përballimin e situatës dhe përmes Karitasit kombëtar të Shqipërisë, po ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë (KISH) bëri sot thirrje për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura nga reshjet e shiut dhe hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin në Qarkun e Shkodrës, bënë të ditur për ATSH-në burimet zyrtare të saj.
Organet e qeverisjes vendore dhe shtetërore në Shkodër kanë vendosur në dispozicion të banorëve disa numra telefonikë për t'u ardhur në ndihmë atyre që mund të kenë probleme nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut si dhe shkarkimit të ujrave nga hidrocentralet mbi lumin Drin.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion numrat telefonikë: 24 2383, 242393 dhe 243783. Ndërsa Qarku Shkodër ka vendosur dy numra të tjerë: 248409 dhe 242373, pranë të cilëve është vendosur shërbimi 24 orësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.