2010-01-08 17:04:26

Karitasi Shqiptar ndihmon banorët e zonave të përmbytura


Edhe Karitasi Shqiptar po ndjek nga afër situatën në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, ndërsa dy ekipe inspektimi kanë filluar verifikimin e situatës, ndërhyrjet e nevojshme dhe me burimet e veta ka përgatitur një listë me materiale ushqimore dhe veshmbathje për t'iu gjendur sa më pranë njerëzve në nevojë.


Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Karitasi bën të ditur se pasi ka shpërndarë në datat 4 dhe 5 janar furnizimet e nevojshme në zonat e prekura Dajç dhe Obot, do të dërgojë nesër dy kamionë të tjerë me ndihma për banorët e tyre.


Gjithashtu mban kontakte me Shtabin e Emergjencave Civile pranë ministrisë së Brendshme me qëllim që të ndërhyrë me efikasitet në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura.
Një grup pune i ngritur pranë zyrave të Karitasit shqiptar afron bashkëpunim me personat dhe bizneset e interesuar për të ndihmuar materialisht, ndërsa personat që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura mund të drejtohen pranë Bankës Intesa San Paolo
Mbi gjendjen në zona të përmbytura e ndihmat e Karitasit Shqiptar ta dëgjojmë drejtorin e kësaj organizate Kishtare,Albert Nikolla......RealAudioMP3
E nga dioqeza e Sapës na njofton Violeta Marashi mbi ndihmat e kësaj bashkësie Kishtare. Nga Vau i Dejës të ndjekim shërbimin e bashkëpunëtores sonë...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.