(08.1.2010 RV)Situata në qarkun e Shkodrës bëhet gjithnjë e më kritike. Lumi
Buna është fryrë ka përmbytur shëtitoren buzë lumit dhe uji tashmë po vërshon brenda
në qytetin e Shkodrës. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion
i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera. Kryeministri
Berisha në Shkodër në mbledhjen e shtabit të emergjencës civile mes tjerash tha se
gjendemi në prag të gjendjes së jashtëzakonshme e qeveria do të kompensojë qindarkë
për qindarkë humbjet e banorëve të zonave të përmbytura.Për shkak të situatës
së rënduar në qarkun e Shkodrës, Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se
qeveria e Tiranës është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në një
konferencë të posaçme ai tha se ky vendim do të merret në koordinim me komitetin ndërministror
të emergjencave dhe Shtabit të Përgjithshëm të ngritur në qytetin e Shkodrës. Kryeministri
Berisha u bëri edhe njëherë thirrje banorëve të rrezikuar nga përmbytjet të braktisin
shtëpitë e tyre , e se nëse do të jetë e nevojshme, pohoi Berisha, evakuimi i tyre
do të bëhet me forcë, për të evituar humbjet në jetë njerëzish. Po kështu, Kryeministri
shprehi gatishmërinë për të dhënë ndihmë për kapërcimin e kësaj situate, e falënderoi
për ndihmën e dhënë edhe vendet aleate. Kryeministri Berisha edhe një herë ka garantuar
se banorët e dëmtuar do të dëmshpërblehen për çdo qindarkë. Në rast se nuk do të mjaftojë
fondi i emergjencave, sipas Berishës, për dëmshpërblimin e tyre do të përdoren të
ardhurat që vijnë nga eksporti i energjisë elektrike. Bashkimi Evropian do të
dërgojë në vendin tonë një grup ekspertësh për të asistuar në kapërcimin e situatës
së përmbytjeve. Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane bënë të ditur të premten
për ATSH-në se "në përgjigje të kërkesës së Qeverisë shqiptare për ndihmë ndërkombëtare
për shkak të përmbytjeve të rënda në veri të vendit, BE do të dërgojë këto ditë në
Shqipëri një grup ekspertësh". Sipas burimeve të mësipërme, pjesë e këtij grupi është
dhe një ekspert gjerman nga Organizata për Asistencë Teknike. "Autoritetet gjermane
janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që
koordinojnë asistencën dhe mbështetjen për Shqipërinë".
Ministria e Brendshme:
9150 shtepi te permbytura, 2110 banesa nen uje Situata ne qarkun e Shkodrës
behet gjithnjë e me kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda
në qytetin e Shkodrës. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion
i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera. Nga
9150 hektarëve tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat
sot në mëngjes kanë arritur në 10170 ha tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën
ujë.
Është rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe
Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet
e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.
Strukturat
e ushtrisë dhe të policisë janë të përqendruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit,
Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë
evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Vetëm gjatë natës janë evakuar
mbi 300 persona. Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuar.
Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuar deri mbrëmjen e djeshme. Njësia
vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuarShtëpi të përmbytura Bashkia
Shkodër 250 ha 148 320 Komuna
Dajç 2000 ha 2000 1187 Komuna
Ana Malit 1370 ha 230 180 Komuna
Velipojë 2000 ha 25
50 Komuna Bërdicë 1700 ha 350
65 Komuna Guri Zi 650 ha 689
200 Komuna Bushat 1700 ha 300
100 Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha
108