Sulm kundër të krishterëve në Egjipt. Shtatë të vdekur.
(07.01.2010 RV)Janë shtatë personat e vrarë natën që shkoi në një fshat në
jug të Egjiptit nga një sulm i ekstremistëve myslimanë. Sulmi ndodhi ndërsa disa të
krishterë koptë po dilnin nga Mesha e mesnatës së Krishtlindjes që festohet sipas
kalendarit ortodoks. Ndër të vrarët ka edhe një polic, ndërsa të plagosurit janë nëntë.
Sipas organeve të policisë atentatori, - i cili është indentifikuar bashkë me dy
bashkëpunëtorët vet - ka vepruar dyherësh kundër të krishterëve që ishin mbledhur
kishë.