2010-01-07 17:20:28

Ministri i brendshëm i Jemenit: kryetari i Al-Kaedës nuk është kapur ende.


(07.01.2010 RV)Ministri i brendshëm i Jemenit Rashad al Halimi pohoi sot se kryetari i Al-Kaedës në vend, Muhamed Ahmed Al Hanak nuk është kapur ende. Lajmi i djeshëm për arrestimin e tij në spital u dha nga burime të paautorizuara të rendit. Dje janë arrestuar tre persona në spitalin në fjalë, por Al Hanak nuk ishte në mes tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.