2010-01-07 11:58:53

Kishat lindore që ndjekin kalendarit Julian, kremtojnë sot Krishtlindjen


(07.1.2010 RV)Derisa për besimtarët katolikë festat e kohës së Krishtlindjes kanë përfunduar me festën e Dëftimit të Zotit, Kishat lindore që ndjekin kalendarin julian e që nuk kanë pranuar të ndjekin kalendarin gregorian të vitit 1582, e kremtojnë sot me 7 janar Krishtlindjen, që sipas kalendarit të tyre i përgjigjet 25 dhjetorit tonë. Kështu sot festa e Krishtlindjes kremtohet nga Kisha e Rusisë, Serbisë, Gjeorgjisë, Republikës Çeke e Polonisë, këtyre i shtohen edhe Kisha kopte, etiopike dhe ajo armene.







All the contents on this site are copyrighted ©.