2010-01-07 17:59:00

Dita Misionare e Fëmijëve mbi temën: “Lajmi i mirë udhëton pa pasaportë”


“Lajmi i mirë udhëton pa pasaportë” kjo është tema e zgjedhur për ditën Misionare të Fëmijëve që u kremtua dje në të gjitha bashkësitë famullitare kishtare të Italisë. Ngjarja e organizuar nga Vepra Papnore e Fëmijërisë Misionare, u drejtohet mëse 6 mijë të rinjve misionarë dhe të gjithë atyre që duan të bëhen dëshmitarë të Ungjillit në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre. Ndër nismat që sivjet janë organizuar është edhe mbledhja e fondeve për financimin e projekteve në ndihmë të fëmijëve që jetojnë në Vendet më të varfra të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.