2010-01-07 17:21:46

Afganistan: Talebanët plagosin qeveritarin e rajonit të Khostit.


(07.01.2010 RV)Qeveritari i përkohshëm i provincës juglindore afgane të Khostit dhe disa autoritete mbetën të plagosur gjatë një sulmi të talebanëve kundër ndërtesës të guvernatoratit. Ndërkaq qendra amerikane e monitorimit të siteve islamike thotë se sulmi i javës së kaluar që iu kushtoi jetën tetë agjentëve të CIA-s në Afganistan ishte një hakmarrje e Al-Kaedës për sulmet e amerikanëve me aeroplanët e telekomanduar në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.