Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Zoti është Zot!”.
(06.01.2010 RV)“Ku mund ta gjejmë Zotin e judenjve, që është duke lindur?”
– pyesin tre mbretërit në Ungjillin e Mateut, në sa përshkruhet shtegtimi i tyre,
gjatë të cilit i kumtojnë Herodit se panë yllin e tij në horizont (Mt. 2,12).
Po kush është Zoti i judenjve? Na e shpjegon, që në titull emisioni i fundit i rubrikës
“Shtigjeve të Krishtlindjes” që titullohet: “Zoti është Zot!”.
"Nuk
jam – thotë Zoti, pronë e askujt. Atëherë mos thuaj: “Zoti im!”, siç do të thoshe:
gruaja ‘ime’, ‘ime’ bijë, ‘im’ bir. Yt bir nuk të përket, jot shoqe s’ është
prona jote, e unë, Zoti, s’jam në dorë tënde. Ti Zotin s’e prek dot, edhe
kur hap e mbyll tabernakujt. Prania e tij – e di mirëfilli, është dhe mungesë
e tij. E kjo ka kuptimin: kur tjetri s’ gjindet, është edhe më i pranishëm. Mos
e kërko Zotin, kur ke nevojë për të. Nuk gjindet në nevojë, por në dëshirë.
Ta dish, dhe në se kërkesa të përmbushet, Ai, dëshira, troket gjithnjë në
skajin tjetër të rrugës. Tregoma, o Zot fytyrën tënde. E ndoshta do të kuptoj
se kush jam. Fytyra e Zotit ka ngjyrën e duresës, është zeshkë nga dielli i
dashurisë. Fytyra e Zotit është në fytyrën e atij që e takoj çdo ditë në
udhët e jetës sime. Në se ti do të ma dëftoje fytyrën tënde, o Zot, Ndoshta
do të shikoja fytyrën e tjetrit. E, duke e takuar, do ta pranoja!".