2010-01-05 15:30:03

“Befana” e shoqatës historiko-folklorike Evropa dhe Familja - Familjet e lira të bashkuara të Evropës


(05.120010 RV)RealAudioMP3 Si çdo vit me 6 janar, nesër në Udhën e Romës pranë Vatikanit Via Conciliazione do të mbahet manifestimi i 52-të i karvanit historiko-folkloristik “ Rronftë Befana”, organizuar nga Shoqata “Europae Fami.li.a” (Evropa e Familja). Me këtë rast protagonistët do të jenë qytetet e Alatri, Fiuggi e Vico në Lazio me Mbretërit Dijetarë të tyre, bartës të mesazhit të paqes e të solidaritetit ndërmjet popujve së bashku me kulturën, prodhimet e burimet e territorit të Qoqarisë (Ciociaria).
Karvani do të arrijë deri në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në mesditë për marr pjesë në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, kështu Dijetarët do vizitojnë, sipas traditës, shtëpinë Papnore për t’i shpreh nderimet Papës Benediktit XVI me dhuratat e tyre simbolike.
Kujtojmë se “Befana”, sipas traditës folklorike italiane është një grua aq e shëmtuar sa edhe e dashur për fëmijët sepse duke fluturuar mbi një fshesë shkon qytet më qytet e fshat më fshat, për t’u çuar të vegjëlve dhurata të ndryshme. Por mbi nismën e këtij karvani historiko-folkloristik në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Serxho Balestrini, promovues i këtij manifestimi kulturor dhe kryetar i Shoqatës Evropa dhe Familja / Familjet e lira të bashkuara të Evropës:
 
Përgjigje: Ne duam që vlerat e kësaj feste, vlerat fetare, t’u trashëgohen fëmijëve tanë dhe që fëmijët ta kuptojnë se nuk është vetëm Befana, ajo që sjell dhurata. Kemi shumë prindër, gjyshër që i përkushtohen këtij manifestimi pikërisht sepse shoqata jonë, ka ndërmjet qëllimeve të veta kryesore edhe atë të mbrojtjes të vlerave së familjes dhe pastaj edhe të traditave popullore, që janë të lidhura me rrënjët e një populli, e si pasojë edhe me familjet italiane.

Çka përfaqëson për ju familje e shoqata të familjeve evropiane festa e Epifanisë ?

Përgjigje: Për ne Epifania përfaqëson festën e dhuratës, shfaqjen e Jezusit para popujve të tokës e natyrisht Ai është pik referimi për ne e çdo njeri që mendon se në familjen e Nazaretit e ka shembullin e jetës personale, të ekzistencës së tij, të mënyrës së edukimit të fëmijëve, shembullin e të jetuarit brenda anëtarëve të familjes e të qenurit në shoqëri. Pra mendoj se është njëra ndër festat e krishtera më të rëndësishme e domethënëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.