2010-01-05 17:02:02

Ish-të burgosurit e Guantanamos bashkohen me Al-Kaedën në Jemen.


(05.01.2010 RV)Së paku dhjetë ish-të burgosur të Guantanamos kanë mbërritur në Jemen për t’u rreshtuar në radhët e Al-Kaedës. Kështu njofton e përditshmja angleze “Tajmz” që vë në dukje shqetësimin në rritje të qeverisë jemenite, e cila ka vendosur të presë 91 jemenitë, ish-të burgosur në kampin amerikan të Guantanamos. Gjithnjë sipas kësaj gazete duket se Al-Kaeda ka vendosur që të bashkojë në një grup të vetëm njerëzit e saj në Jemen dhe në Arabinë Saudite.







All the contents on this site are copyrighted ©.