2010-01-05 17:03:03

Iraku në 2009 ekzekutoi 77 persona, kryesisht për terrorizëm.


Gjykata e lartë e Irakut njoftoi se për vitin 2009 në vend janë ekzekutuar 77 persona, kryesisht për krime që lidhen me terrorizmin. Por nga ana tjetër Amnesti Internashional thotë se në fakt ekzekutimet kanë qenë së paku 120 dhe 900 vetë të tjerë presin të ekzekutohen.
Iraku e rifuti dënimin me vdekje në vitin 2004, pas një moratoriumi të shkurtër. Sipas Amnesti Internashionalit, në vitin 2007 ka pasur 34 ose 33 ekzekutime.
Sot për sot në vend dënimi me vdekje përkrahet nga kryeministri Nuri Al Maliki, ndërsa presidenti Xhelal Talabani është kundër tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.