2010-01-04 17:06:42

Tingujt e kambanës së Paqes në Tiranë për një vit në paqe e vëllazërim


Tingujt e kambanës së Paqes në Tiranë, e vendosur më 2001, përsëri sivjet ftojnë shqiptarët në pajtim, paqe e dialog të ndërsjellët. Pra, edhe sivjet ambasadorët e vegjël të paqes, të ardhur nga dioqeza e Sapës në kryeqytet, deshën të dëgjohej sërish ndër shqiptarë zëri i rëndësishëm për paqe. Mbi këtë manifestim e mesazhin që përçuan të vegjlit zadrimorë, nga Vau i Dejës na njofton Violeta Marashi...RealAudioMP3
Po kush janë ambasadorët e paqes?
Në vitin 1997, pas trazirave në Shqipëri, një grup fëmijësh nga Zadrima së bashku me edukatorët e tyre menduan të mblidhnin të gjitha gëzhojat e armëve të shprazura  pasi i gjithë arsenali i ushtrisë shqiptare, një herë krenarë për pasurinë, forcën dhe disiplinën u vodh dhe u shpërnda në duart e gjithë shqiptarëve e jo vetëm!!! Lëvizja shpejt u përhap nga fshatrat e komunës së Blinishtit në të gjithë fshatrat e Zadrimës dhe pastaj në Shqipëri. Fëmijët mblidhnin gëzhojat e armëve dhe në këmbim tyre edukatorët u jepnin fletore dhe lapsa për shkollë. Gjatë kësaj periudhe fëmijët mblodhën qindra mijëra gëzhoje të cilat u pastruan dhe pesëdhjetëmijë prej tyre u dërguan në Itali për ti shkrirë dhe për ti kthyer nga një instrument luftë dhe vdekje në një instrument paqeje dhe jete. Këto gëzhoja u kthyen në një këmbanë e cila u quajt "Këmbana e paqes". Kjo këmbanë  pasi mori bekimin nga Papa Gjon Palit II në Vatikan, u kthye në Shqipëri dhe e shtegtoi atë gjerë e gjatë bashkë me një grup fëmijësh që tashme kishin marrë edhe emrin "Fëmijët Shqiptar Ambasadorë të Paqes" shpërndanë kudo  një mesazh të thjeshtë por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në atë periudhë, po dhe për mbarë botën, shpërndan mesazhin e paqes dhe të shpresës së në një të ardhme të shpejtë edhe për Shqipërinë do te vinin dite të mira. Pasi  këmbana shtegtoi të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe la gjithkund mesazhe paqeje, me 1 janar 2001 ajo u vendos në Tiranë në sheshin para Katedrales dhe qendrës ndërkombëtare të kulturës. Me rastin e inaugurimit të monumentit ku do të vendosej Kambana e Paqes morën pjesë shumëautoritete Shqiptare dhe të huaja.







All the contents on this site are copyrighted ©.