Sot me 4 janar kalendari Kishtar përkujton Shën Elizabeta Ana Bayley Seton
Sot me 4 janar kalendari Kishtar përkujton të Lumen Angjela nga Folinjo, rregulltare
françeskane, Shën Kristianën, mistike, Akuilinin, Gjelminin, Euganin, Marcianin, Kuintin,
Teodotin e Trifonin, martirizuar në vitin 484 në Afrikë dhe Shën Elizabeta Ana Bayley,
themeluese e rregulltarëve të bamirësisë të Shën Jozefit. Po ne do të ndalemi
te Shën Elisabeta Ana Bayley Seton. Ajo lindi më 28 gusht 1744 në Nju Jork,
në familjen e një mjeku të krishterë të bashkësisë kishtare episkopaliane. Pati fëmijëri
e rini të zakonshme, pa ngjarje të mëdha e të veçanta. U martua e re dhe Zoti i fali
pesë fëmijë. Shumë shpejt Elizabeta mbeti e vejë. Pas vdekjes së të shoqit, u
kthye në bashkësinë katolike dhe themeloi “Motrat e bamirësisë të Shën Jozefit”, Sister
of charity, Kongregatë rregulltare shumë e përhapur dhe e njohur në SHBA-së. Eshtë
Kongregata e parë femërore amerikane, që u themelua më 1 qershor 1809 dhe shenjta
e ardhshme, Elizabeta, qe eprorja e parë e përgjithshme. Nisi kështu t’u shërbente
me të gjitha forcat të varfërve e të vuajturve. Njëkohësisht iu kushtua me të njëjtin
zell, shkollave famullitare. Kongregata rritej me shpejtësi të madhe e në vitin 1812
u autorizua të ndiqte si rregull atë të motrave të Shën Vinçenc de Paolit. Elizabeta
Ana Bayley, e veja Seton, vdiq më 4 janar të vitit 1821. Sapo kishte mbushur 46 vjet.
U shpall e lume më 1963 nga papa Gjoni XXIII; shenjte më datën 14 shtator 1975 nga
papa Pali VI.