2010-01-04 17:09:18

Irani refuzon eurodeputetët


(04.01.2010 RV)Vazhdon gjendja e vështirë në Iran. Ndërsa njoftohet se në ndeshjet e manifestuesve me policinë, më 27 dhjetor, janë arrestuar edhe të huaj, autoritetet iraniane refuzojnë vizitën e një delegacioni të Parlamentit Evropian në Teheran, parashikuar nga data 7 deri më 11 janar. Sipas programit, delegacioni do të takohej edhe me përfaqësues të shoqërisë civile e të opozitës politike iraniane. Jehona e kësaj vizite në vend bëri që regjimi i Ahmadinexhadit ta refuzonte minutin e fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.