2010-01-04 17:09:42

Abu Mazen i gatshëm të rifillojë bisedimet për paqen, nëse Izraeli ndalon ndërtimin e ngulimeve


(04.01.2010 RV)Presidenti palestinez Abu Mazen deklaroi sot se është i gatshëm të rifillojë menjëherë bisedimet për paqen, nëse Izraeli ndalon me të vërtetë ndërtimin e ngulimeve hebraike në Çisjordani. Abu Mazen bisedoi sot në Kajro me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, për propozimet e reja të ministrit të jashtëm e të kreut të shërbimeve sekrete, të cilat do të paraqiten më 8 janar në Uashington.







All the contents on this site are copyrighted ©.