2010-01-02 17:04:56

37 misionarë të vrarë në botë gjatë Vitit 2009.


(03.01.2010 RV)Sipas Agjensisë Fides, gjatë vitit 2009 në botë janë vrarë 37 misionarë katolikë, gati dy herë më shumë se në vitin 2008, kur numri i njerëzve të Kishës, të vdekur në mision, ishte 20.
Viktima e parë qe një misionar italian në Kenia, Atë Gjuzepe Bertaina, mbytur më 16 janar në Nairobi. E fundmja, një prift kolumbian, Dom Emir Jamarilo Kardenas, që u gjet i vdekur më 20 dhjetorin e kaluar. 30 nga 37 misionarët që humbën jetën, ishin meshtarë, dy rregulltare, po aq seminaristë e tre vullnetarë laikë. Shkaqet e vrasjeve nuk janë sqaruar ende plotësisht, prandaj mund të themi vetëm se emrat e misionarëve i shtohen listës së gjatë të njerëzve të Kishës, për të cilët dihet vetëm se humbën jetën, në sa ishin në shërbim të Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.