2009-12-30 16:22:07

SHBA-së gati të sulojnë terroristët në Jemen. Obama denoncon mangësitë e sistemit të sigurimit amerikan


Në SHBA-së kthehet frika e terrorizmit. SHBA-së të gatshme të sulmojnë në Jemen bazat e përdorura nga ekstremistët islamikë. Kështu pohon televizioni Cnn duke cituar burime të Administratës Obama sipas të cilit ka ardhur momenti për t’i bërë llogaritë me degën e Al Kaedes në Vendin që merr përsipër atentatin e dështuar në avionin Delta Northwest në fluturim nga Amsterdami për Detorit. Ende nuk është vendosur për sulm por janë duke u përgatitur që kurdoherë që presidenti Obama të vendos, gjithçka të jetë gati. Obama ka denoncuar dështimin e sistemi të sigurimit në Vend.
Masakra e mundshme, që fatbardhësisht u shmang, në avionin e Delta Northwest, që fluturonte nga Amsterdami për në Detroit, ka zgjuar përsëri në SHBA-së psikozën e atentateve të reja. Për të dytën herë në dytë ditë, presidenti Barak Obama ka folur mbi situatën e sigurisë në Vendm duke nxjerr në pah mosfunksionimin e rëndë të sistemit të mbrojtjes së brendshme. Ndërkohë, duket gjithnjë e më e qartë përkatësia e të riut nigerian në grupet terroriste të stërvitura në Jemen.
Umar Farouk Abdulmutallab, nigeriani i arrestuar, në fillim të dhjetorit gjendej akoma në Jemen. Kështu ka pohuar ministri i Jashtëm Sanaa. Një lajm që, sipas vëzhguesve ndërkombëtar, mund të ndikojë te presidenti Obama për hapjen e një fronti të ri në Vendin arab, duke e konsideruar si një bazë për stërvitjen e terroristëve të Al Kaedes.
Të dhënat flasin për rreth 300 terroriste të Al Kaedes në Jemen. Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm, Abu Bakr al-Qirbi në një interviste për BBC. “Eshte e vërtetë që në Jemen ka terroristë të Al Kaedes, madje ata mund të planifikojnë edhe atentate të tjera si ai i linjës Delta”, theksoi ministri, duke shtuar se numri i tyre mund të arrijë deri në 300. Ekspertët e anti terrorizmit thonë se incidenti në aeroplanin amerikan shërben si një shenjë e fortë se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në një luftë afatgjatë me terroristët.







All the contents on this site are copyrighted ©.