2009-12-30 16:51:32

Rabini Di Senji: vizita e Papës në Sinagogën e Romës, etapë themelore e dialogut.


(0.12.2009 RV)RealAudioMP3 Vijojnë përgatitjet për vizitën e Papës në Sinagogën e Romës, më 17 janarin e ardhshëm, me rastin e Ditës për dialogun hebraiko-kristian. Është e treta sinagogë që viziton Benedikti XVI, pas asaj të Këlnit, në vitin 2005 e të Park East të Nju Jorkut, në vitin 2008. Menjëherë pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI pati treguar, me një mesazh drejtuar Kryerabinit të Romës, Rikardo Di Senji, vullnetin për të vijuar, me ndihmë të Tejetlartit, dialogun e për të forcar bashkëpunimin me bijtë e bijat e popullit hebraik. Ngjarja do të zhvillohet 24 vjet pas vizitës historike të Gjon Palit II në Sinagogën e Romës, më 13 prill 1986. Po me ç’frymë përgatitet ta presë Papën bashkësia hebraike e Romës? Të dëgjojmë vetë Rabinin Di Senji, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Me vetëdijen se është një ngjarje e rëndësishme, një etapë themelore për dialogun, e edhe me frymën e pritjes për gjithçka mund të sjellë në perspektivën e klimës së përgjithshme.

Pyetje: - Ç’ të reja solli në marrëdhëniet ndërmjet hebrenjve e katolikëve vizita e Gjon Palit II, më 13 prill 1986?

Përgjigje: - Kryesisht shembjen e murit të mosbesimit: e ndjemë thellë këtë, në mënyrë të prekshme, në rrjedhë vitesh. E vizita e Benediktit XVI do të jetë, para së gjithash, një gjest që flet për vazhdimësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.