2009-12-30 15:41:17

Nuk ndalen protestat në Iran. Sot manifestime të organizuara nga regjimi


Irani vazhdon të ballafaqohet me valën e protestave të opozitës. Mirëpo sot në shesh kanë dalur mbështetësit e qeverisë së Teheranit, të thirrur në këtë tubim nga autoritetet e Vendit. Situata mbetët e tensionuar. Ahmadinexhad kërcënon sërish opozitën dhe “liderët politikë të SHBA-së e të Vendeve tjera perëndimore duke i ftuar të mësojnë prej gabimeve të së kaluarës”. Siç njofton televizioni ‘Irbi’ Ahamdinexhad ka sulmuar përsëri fuqitë botërore për “ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Iranit”. Vendet perëndimore “nuk e njohin popullin iranian e revolucionin islamik”, deklaroi Ahamendinexha në përfundim të një takimi të lartë të qeverisë së Teheranit. “E dimë - shtoi ai - se këto Vende janë të përfshira në ngjarjet e fundit (në protestat kundër qeverisë), mirëpo këto nisma nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në shpirtin e popullit iranian”.
“Ata besojnë se mund ta ligështojnë Kombin tonë, por iranianët do t’i çojnë përpara planet e tyre “, përfundoi Ahmadinexhad.

E kreu i policisë së Iranit, Esmail Ahmadi-Mokaddam, ka paralajmëruar se kundër disa opozitarëve të arrestuar gjatë manifestimeve në sheshe, do të kërkohet dënimi me vdekje, duke shtuar se kushdo që do të arrestohet në këto manifestime do të trajtohet me ashpërsi, si kriminel, tha kreu i policisë iraniane.

Kujtojmë se reagimet e autoriteteve të Teheranin ndaj qytetarëve që manifestuan këtyre ditëve kundër qeverisë janë karakterizuar nga shtypja e dhuna e paparë. E para reagimeve kaq të dhunshme e të tmerrshme nga ana e regjimit të Teheranit, lind pyetja: një reagim kaq i ashpër dhe i dhunshëm vjen nga frika apo nga llogaritja e saktë e regjimit?!”. Si do qoftë, lidershipi radikal gjithnjë e më pak duket i gatshëm për dialog me opinionin publik.
Po përmendim se ndeshjet që ndodhën të dielën e kaluar më 27 dhjetor kanë shkaktuar 15 të vdekur e për herë të parë që nga qershori i kaluar, autoritetet iraniane janë vënë në vështirësi të madhe nga teknika e gueriljes urbane që kanë zbatuar manifestuesit, të cilën i kanë detyruar forcat e rendit të ikin e të braktisin urdhrin e marr nga regjimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.