2009-12-30 16:51:20

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Shirayanagi, dëshmitar i fesë në Japoni


(30.12.2009 RV)Sot, në Japoni, ndërroi jetë kardinali Peter Seiichi Shirayanagi, kryeipeshkëv nderi i Tokios. Hirësia e tij, i sëmurë prej kohe nga zemra, ishte 81vjeç. Ditët e fundme i kaloi në strehën e jezuitëve për meshtarët e sëmurë ’Shtëpia e Lojolës’, ku edhe dha shpirt. Papa, në një telegram, drejtuar kryeipeshkvit të sotëm të Tokios, imzot Peter Takeo Okada, i shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Kardinalit, duke kujtuar impenjimin e tij të pashterrshëm për përhapjen e Ungjillit në Japoni e duke theksuar veprimtarinë për mbrojtjen e drejtësisë, të paqes e të refugjatëve. Salikimet e Kardinalit të ndjerë do të kremtohen të martën e ardhshme, më 5 janar, në katedralen e Tokios. Me vdekjen e tij, numri aktual i kardinajve zbret në 184, nga të cilët, 112 me të drejtë zgjedhore, sepse nën moshën 80 vjeç; ndërsa 72, vetëm me të drejtë këshillimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.