2009-12-30 15:46:01

Kosovë: rinumërimi i votave në Gjilan më 6 janar


Në Kosovë hetimet dhe rinumërimi i votave për komunën e Gjilanit do të fillojë më 6 janar dhe do të jetë i hapur për vëzhguesit e partive politike, por edhe për mediat. Ndërkaq, ekspertët thonë se KQZ ja duhet të bëhet gati për shpalljen eventuale të rivotimit edhe për Gjilanin. Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë gati planin operativ, që është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Elektorale (IFES) dhe të atyre të USAID it. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ së, Xhemajl Peçani, tha se gjatë procesit të numërimit do të jetë i pranishëm një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë për shkak të ndjeshmërisë së procesit. Edhe përfaqësuesit e IFES it shprehën bindjen se rinumërimi i votave për komunën e Gjilanit nuk do të marrë më shumë kohë se dy ditë. Ndërkohë, në mbledhjen e fundit, KQZ ja po ashtu certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për 18 komuna.







All the contents on this site are copyrighted ©.