2009-12-29 17:31:56

Rusia e Ukraina zgjidhin mospajtimet për gazin e BE mirëpret paktin Moskë Kiev


Ukraina dhe Rusia e kanë zgjidhur dje në mbrëmje mosmarrëveshjen e tyre për tarifat e transportit të gazit, duke siguruar se nuk do të ketë shkatërrim në furnizimin për Evropën Lindore gjatë festës së Vitit të Ri.
Pra “dje në mbrëmje është nënshkruan një marrëveshje e mëtejshme”, ka deklaruar Valentyn Zemlyansky, zëdhënës i Naftogaz. Sipas njoftimeve dhënë nga firma e Ukrainës. Moska do të paguajë 30% më tepër Kievit për tarifat e transitit të naftës ruse drejt Evropës. “Kemi një marrëveshje për një rritje prej 30% - ka shpjeguar zëdhënësi. Nuk do të ketë kurrfarë krize”.
Rusia pati tërhequr vërejtjen për ndaljen e mundshme të transportit për në Sllovaki, Çeki dhe Hungari, duke thënë se kompania shtetërore energjetike ukrainase, Naftogaz, po kërkonte tarifa më të larta tranzitore, për shkak të inflacionit dhe çmimit të mirëmbajtjes.
E Bashkimi Evropian e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me kundërthëniet rreth transportit të gazit. Komisioni Evropian tha se është informuar nga qeveria ruse se nuk ekziston më rreziku për ndërprerjen e furnizimit të vendeve të BE së me gazin rus, që kalon përmes Ukrainës. Deklarata erdhi pas nënshkrimit mes Moskës dhe Kievit të marrëveshjes për tarifat e reja të transportit.







All the contents on this site are copyrighted ©.