Kosovë: pas një muaji votohet përsëri në Prizren e Lipjan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që më 31 janar të përsëriten
zgjedhjet për kryetarë të komunave në Prizren dhe Lipjan. Sekretariati i Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë tha se kjo datë është kohë më e mirë për përsëritjen
e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna. Kryeshefi i sekretariatit të
KQZ së Xhemail Peqanise tha se plani operacional për përsëritje të votimit në komunën
e Prizrenit dhe atë të Lipjanit i ka përfshirë të gjitha detajet për të mbajtur një
proces zgjedhor me 31 janar.