2009-12-29 17:25:57

29 dhjetor dita e katërt e Tetëditëshit të Krishtlindjes


29 dhjetor: Dita e katërt e Tetëditëshit të Krishtlindjes, lutjes e ditës:

FTESA
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. Ejani ta adhurojmë Zotin, që lindi për ne.
Ose:

Ant. Krishti lindi për ne: ejani ta adhurojmë.
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje! (Ant.)
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti - ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën. (Ant.)
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan. (Ant.)
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia. (Ant.)
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'” (Ant.)
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (Ant.)

SHËRBESA E LEXIMEVE
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.

Himni
Shkëlqim jetëdhënës i Hyjnisë së amshueshme
o Krisht, ti vjen ndër ne ndriçim e jetë,
ti njerëzve u sjell ndër sëmundje mjet shërimi,
o derë shpëtimi.
Jehonë mbi tokë vallet e engjëllorëve
me këngë qiellore, shekuj të rinj ligjërojnë,
lavdi për Atin, dhe për mbarë njerëzimin
gëzime paqe.
Ndonëse vogëlush, ti sundon rruzullimin,
fryt i Virgjërës Shenjte pa farë njolle,
o Krisht, tashmë sunduesi i mbarë botës
gjithmonë i dashur.
Ti u linde qiejt për atdhe t’na japësh,
ti një nga ne, me mishin tonë u bëre;
mendjet përtriji e zemrat lidhi me prangat
e dashurisë.
Çetat krenare këndojnë ja një i yni,
shoqëruar nga Engjëjt me gojë të gëzueshme
Atit me Ty e dashurisë së barabartë,
këngët e lavdit. Amen.

Ose një himn tjetër apo një këngë e përshtatshme e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Zoti, Hyji i ushtrive është me ne,
strehimi ynë është Hyji i Jakobit.

Psalmi 46 /45/ (2-12)
Hyji është për ne strehim dhe fuqi, *
ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.
Prandaj as s’do të tutemi edhe nëse lëkundet toka *
dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!
Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tija, *
le të dridhen malet në furinë e tij!
Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, *
tendat e shenjta të të Lartit Zot.
Hyji është brenda nuk do të trandet askurrë, *
Hyji i ndihmon herët në agim.
Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, *
bubulloi Zoti, toka u shkri!
Zoti i Ushtrive është me ne, *
strehimi ynë, Hyji i Jakobit!
Ejani e shikoni veprat e Zotit *
- mrekullitë që i bëri ai përmbi dhé!
Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, †
do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, *
mburojat në zjarr do t’i djegë.
N
daluni e shihni se unë jam Hyji, *
i madhërueshëm mbi popuj, i madhërueshëm mbi tokë!
Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, *
strehimi ynë, Hyji i Jakobit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Zoti, Hyji i ushtrive është me ne,
strehimi ynë është Hyji i Jakobit.
Ant. 2 Në ditët e tija do të lulëzojë një paqe e madhe;
ai do të jetë Zoti i të gjithëve.

Psalmi 72 /71/ I (1-11)
O Hyj, jepja mbretit gjyqin tënd *
dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
që ta gjykojë popullin tënd me drejtësi *
e skamnorëve të tu t’u japë të drejtën.
Malet le t’i sjellin paqen popullit *
e kodrat drejtësinë.
Ai do t’i gjykojë të vobektit e popullit, †
do t’i shpëtojë bijtë e skamnorit *
do ta përulë shpifësin.
Ai do të jetojë sa dielli e hëna, *
nga breznia në brezni.
Do të zbresë porsi vesa mbi bar, *
porsi shiu që e lag tokën.
N
ë ditët e tija do të lulëzojë drejtësia *
dhe paqe e madhe derisa të jetë Hëna.
Do të sundojë prej detit në det, *
prej Lumit e deri në skajin e botës.
Para tij do të bien përmbys banorët e shkretëtirës, *
kundërshtarët e tij do të lëpijnë dheun.
Mbretërit e Tarsisit edhe të ishujve
dhurata do të sjellin, *
mbretërit e arabëve e të Sabës do të lajnë të dhjetat,
të gjithë mbretërit para tij përmbys do të bien *
e popujt mbarë do t’i shërbejnë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 2 Në ditët e tija do të lulëzojë një paqe e madhe;
ai do të jetë Zoti i të gjithëve.
Ant. 3 Zoti e shpëton jetën e të varfërve të tij.

II (12-19)
Ai do ta shpëtojë skamnorin që fshan, *
të varfrin që nuk ka ndihmëtar. –
Mëshirë do të ketë për të mjerin e të vobektin, *
dhe skamnorëve do t’ua shpëtojë jetën.
Do t’i shpëtojë prej padrejtësisë e dhunës, *
gjaku i tyre do të jetë i çmueshëm përpara tij.
Do të jetojë e do t’i jepet prej arit të Arabisë, †
gjithmonë do të luten për të, *
gjithë ditën do ta bekojnë.
Toka do të japë drithëra me shumicë, *
në maja të maleve do të valëviten kallëzat,
porsi Libani frytet e tokës, *
do të lulëzojnë porsi bari i tokës banorët e qytetit.
Qoftë bekuar emri i tij në shekuj, *
sa të jetë Dielli mos iu harroftë emri!
Nëpër të do të bekohen të gjitha fiset e dheut, *
të gjithë paganët të lumtur do ta quajnë.
Qoftë bekuar Zoti Hyj, Hyji i Izraelit, *
që i vetmi bën mrekulli!
Qoftë bekuar Emri i tij i madhërueshëm, †
toka mbarë u mbushtë me lavdinë e tij. *
Amen! Amen!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Zoti e shpëton jetën e të varfërve të tij.
D Barinjtë e panë foshnjën
C e njohën atë për të cilin u kishte folur engjëlli i Zotit.

Leximi i parë
Prej letrës së shën Palit apostull drejtuar Kolosianëve 1, 1-14
Veprimi i hirit dhe lutja
Pali, për vullnet të Hyjit apostulli i Krishtit Jezus, edhe vëllai Timote: shenjtërve që janë në Kolos, vëllezërve
besimtarë në Krishtin:
Hyji, Ati ynë, ju dhëntë hir e paqe!
E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju, sepse morëm vesh për fenë tuaj në
Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve, për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni
dëgjuar në saje të fjalës së vërtetës - Ungjillit, që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet, si në mbarë botën, ashtu edhe
ndër ju, qysh prej ditës kur dëgjuat dhe e njohët hirin e Hyjit me anë të së vërtetës, ashtu si e keni mësuar prej Epafrit të
dashur, shokut tonë në shërbesë. Ai na zëvendëson ndër ju si mbarështues besnik i Krishtit. Ai edhe na njoftoi për
dashurinë tuaj në Shpirtin Shenjt.
Prandaj edhe ne, qysh atë ditë, kur morëm vesh për këtë gjë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë prej Hyjit
të fitoni me çdo urti e kuptim shpirtëror njohurinë e plotë të vullnetit të tij, që të jetoni në mënyrë të denjë për Zotin dhe t'i
pëlqeni Atij plotësisht, duke dhënë fryte veprash të mira dhe duke përparuar në njohurinë e Hyjit, që të forcuar me çdo
fuqi që i përgjigjet pushtetit të Hyjnisë së tij, të jeni të fortë e të durueshëm në çdo provë, që me gëzim ta falënderoni Atin,
i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë.
Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur,
në të cilin kemi shpërblimin - faljen e mëkateve.

Përgjigjja Krh. Kol 1, 12. 13; Jak 1, 17
C Me gëzim ta falënderojmë Atin: Ai na nxori nga pushteti i errësirës, * na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur.
D Çdo dhuratë e mirë dhe çdo dhunti e përsosur është prej së larti, zbret nga Ati i dritës:
C na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur.


Leximi i dytë
NGA “LIGJËRATAT” E SHËN BERNARDIT, ABAT
(Sermo 1 in Epiphania Domini, 1-2: PL 133, 141-143)
 
NË PLOTËSINË E KOHËVE ERDHI EDHE PLOTËSIA E HYJNISË.
U shfaqën mirësia dhe njerëzia e Hyjit, Shëlbuesit tonë (krh. Tit 2, 11). E falënderojmë Hyjin, i cili në mjerimin dhe
shtegtimin tonë si mërgimtarë na bën të shijojmë një ngushëllim kaq të madh. Para se të shfaqej njerëzimi mirësia e Hyjit
ishte e fshehur: e pra ajo ekzistonte edhe më parë, sepse mëshira e Hyjit është që prej amshimit. Por si mund të dihej se
është kaq e madhe? Ishte e premtuar, por nuk bëhej e dëgjueshme, dhe prandaj nuk ishte e besuar prej shumëkujt. Herë pas
here dhe në mënyrë të ndryshme Zoti ka folur me anë të profetëve (krh. Heb 1, 1). Unë – thoshte – me ju kam synime
paqeje e jo mjerimi (krh. Jer 29, 11). E çka i përgjigjej njeriu, që ndente mjerimin e nuk e njihte paqen? Deri kur do të
thoni: Paqe, paqe, dhe paqe nuk ka? Për këtë arsye lajmëtarët e paqes thekshëm qajnë (krh. Is 33, 7) duke thënë: O Zot, e
kush besoi në lajmin tonë? (krh. Is 53, 1).
Por tani së paku njerëzit besojnë pasi që panë, sepse dëshmia e Hyjit u bë plotësisht e besueshme (krh. Ps 93 /92/, 5).
Që të mos i mbetej e fshehur as syrit të turbullt, në diell Ai e ngrehu Tendën e vet (krh. Ps 19 /18/, 6).
Ja pra paqja: jo e premtuar, por e dërguar; jo e shtyrë për më vonë, por e dhuruar; jo e profetizuar, por e pranishme.
Hyji Atë e ka dërguar mbi tokë një thes, të themi kështu, plot me mëshirën e tij; një thes që u bë copë e grimë gjatë
mundimit në mënyrë që të dilte jashtë çmimi i shpërblimit tonë që ishte i mbyllur brenda; një thes vërtet i vogël, por i
mbushur plot e përplot, nëse na është dhënë një Vogëlush (krh. Is 9, 5) në të cilin “banon trupërisht e tërë plotësia
hyjnore” (Kol 2, 9). Kur erdhi plotësia e kohës, erdhi edhe plotësia e hyjnisë.
Hyji erdhi në trup që t’u zbulohej edhe njerëzve që janë prej mishit, dhe që të njihej mirësia e tij duke na u shfaqur në
njerëzinë. Pasi që Hyji u shfaq në njeri, nuk mund t’i fshihet më mirësia. Ç’provë tjetër të mirësisë së tij mund të jepte,
 përpos të merrte mishin tim? Pikërisht mishin tim, e jo mishin që Adami e kishte para mëkatit.
Asgjë tjetër nuk mund ta shfaqë më mirë mëshirën e tij se sa të merrte ai vetë mjerimin tonë. O Zot, e çka është njeriu
që të të bjerë ndër mend e të kujdesesh për të? (krh. Ps 8, 5; Heb 2, 6). Prej kësaj gjëje le ta dijë njeriu se sa kujdeset Hyji
për të, dhe le ta dijë se çka mendon dhe ndien në lidhje me të. Mos pyet, o njeri, se çfarë vuan ti, por pyet më mirë se çfarë
ka vuajtur ai. Duke parë deri ku ai arriti për ty, kuptoje se sa i vlefshëm je për të, dhe do të kuptosh mirësinë e tij
nëpërmjet njerëzisë së tij. Sikurse u bë i vogël me mishërim, kështu u tregua i madh në mirësi; dhe sa më shumë që u përul
për mua aq më i dashur më është. U shfaqën – thotë Apostulli – mirësia dhe njerëzia e Hyjit, Shëlbuesit tonë (krh. Tit 3,
4). Vërtet, e madhe është mirësia e Hyjit, Ai e dha një provë të madhe mirësie duke bashkuar hyjninë me njerëzinë.

Përgjigjja Krh. Ef 1, 5; Rom 8, 29
C Hyji na parashënoi për vete të jemi bij në shpirt në saje të Jezu Krishtit me pëlqimin e vullnetit të vet * për nder të
lavdisë së hirit të tij.
D Ai na paracaktoi të jemi të ngjashëm me Birin e tij;
C për nder të lavdisë së hirit të tij.

Himni: Te Deum
Ty, o Hyj, të lavdërojmë, * ty, o Zot, të dëshmojmë.
Ty, Atin e amshueshëm * bota mbarë të adhuron.
Ty të gjithë engjëjt, * ty qielli e fuqitë të gjitha,
ty kerubinët e serafinët, * pa ndërprerë po të këndojnë:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, * Zoti, Hyji Sabaot!
Plot qielli e toka janë, * me madhërinë të lumturisë sate.
Ty i apostujve * kori i lavdishëm,
ty i profetëve, * numri i nderueshëm,
ty e martirëve * të lëvdon ushtria.
E për rrethin e tokës, * të dëshmon Shenjta Nënë Kishë:
ty, o Atë, * i madhërisë së pamasë,
dhe të nderueshmin e të vërtetin, * të vetmin tëndin Bir,
edhe Shenjtin, * Ngushëllues Shpirt.
Ti, o Krisht, * Mbreti i lavdisë.
Ti që je i Atit, * Bir i amshueshëm.
Ti që, për të marrë mbi vete çlirimin e njeriut, *
nuk e pate n’iri kraharorin e Virgjërës.
Ti që, pasi e theve thimthin e vdekjes, *
ua çile besimtarëve Mbretërinë e qiellit.
Ti që rri në të djathtën e Zotit, * në lavdinë e Atit.
Besojmë se do të vish * porsi Gjykatës
Ty, pra, po të lutemi që t’u ndihmosh shërbëtorëve të tu, *
të cilët i shpërbleve me gjakun tënd të paçmueshëm.
Bëj që në lumturinë e amshueshme, *
të numërohemi ndër shenjtër të tu.
􀁺 Shpëtoje popullin tënd, o Zot, *
e bekoje trashëgimin tënd!
Ti ata sundoji * e lartësoji deri në amshim.
Për gjithë ditë të lume, * ne ty të bekojmë.
Dhe emrin tënd e lavdërojmë për jetë, * e jetë të jetës.
Denjohu, o Zot, në këtë ditë * të na ruajsh pa mëkat.
Ki dhimbë për ne, o Zot, * ki dhimbë për ne!
Dhembshuria jote qoftë mbi ne, o Zot, *
sikurse po shpresojmë në ty.
Në ty, o Hyj, shpresova, *
e kurrë nuk do të turpërohem.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i padukshëm, ti që, me ardhjen e Krishtit - Dritës së vërtetë, i dëbove errësirat e botës,
na shiko me dashuri, që të mund ta kremtojmë si duhet Lindjen e mrekullueshme të Njëlindurit Birit tënd. I cili me ty
jeton.

LAVDET E MËNGJESIT

V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
Himni
Nga boshti i lindjes së diellit
gjer në kufi të tokës
t’i këndojmë Krishtit, Princit
lindur nga Maria Virgjër.
Krijuesi i lumë i rruzullit
u vesh me një trup skllevrish,
me mish të lirojë mishin,
të mos humbë çka krijoi.
Në amë të mbyllur t’prindit
futet hiri qiellor,
dhe barku i vashës mbarti
fshehtësitë që njohur s’kishte.
Shtëpia e parzmës s’pastër
bëhet faltorja e Hyjit,
pa njohur burrë pa u prekur,
me fjalë u ngjiz me Birin.
Shumë u kujdes lehona
për atë që i tha Gabrieli,
për t’cilin galdoi Gjoni
në bark të nënës s’vet.
Në kashtë duroi të flinte,
nuk e përbuzi grazhdin,
i ushqyer me pak qumësht
si zogu s’pati uri.
Galdon kori i qiellorëve
engjëjt i këndojnë Hyjit,
haptas barinjve u shfaqet,
bariu, krijuesi i gjithësisë.
Jezus, të qoftë lavdia,
që u linde nga Nënë Virgjër,
me Atin dhe me Shpirtin
jetëdhënës, në amshim. Amen.

Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Barinj, kë keni parë? Kush u shfaq në tokë?
Kemi parë një fëmijë
dhe engjëjt që e lavdëronin Zotin, aleluja.

Psalmi 63 /62/ (2-9) Shpirti i etshëm për Hyjin
Kisha ka etje për Shëlbuesin e vet, me dëshirë që të shuajë etjen në burimin e ujit të gjallë që rrjedh për jetën e pasosur (Krh. Cassiodoro).

O Hyj, Hyji im je ti, qysh në agim të kërkoj. *
Ka etje për ty shpirti im,
ty të dëshiron mishi im, *
si toka e shkretë, e thatë, e paujë,
kështu erdha në Shenjtëroren tënde *
për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.
Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: *
buzët e mia do të të lavdërojnë.
Kështu do të të bekoj në jetën time *
e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,
do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, *
me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.
Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, *
në përgim natën do të mendoj për ty,
sepse ti je bërë ndihma ime, *
prandaj do të brohoras nën hijen e krahëve të tu!
Shpirti im u mbështet në ty, *
e djathta jote më merr për dore.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Barinj, kë keni parë? Kush u shfaq në tokë?
Kemi parë një fëmijë
dhe engjëjt që e lavdëronin Zotin, aleluja.
Ant. 2 Engjëlli u tha barinjve:
Po ju kumtoj një gëzim të madh:
Sot lindi për ju Shëlbuesi i botës, aleluja.

Kënga Dan 3, 57-88. 56

Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, *
bekojeni, o qiej, Zotin.
Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin.
Diell e hënë, bekojeni Zotin, *
yjet e qiellit, bekojeni Zotin.
Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, *
të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin.
Zjarr e nxehtësi, bekojeni Zotin, *
acar e vapë, bekojeni Zotin.
Vesë e brymë, bekojeni Zotin, *
akull e cegëm, bekojeni Zotin.
Breshra e borëra, bekojeni Zotin, *
netë e ditë, bekojeni Zotin.
Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, *
vetëtima e re, bekojeni Zotin.
Toka e bekoftë Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Bekojeni, o male e kodra, Zotin, *
bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës.
Dete e lumenj, bekojeni Zotin, *
bekojeni, burime, Zotin .
Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra,
bekojeni Zotin, *
të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin.
Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, *
bijtë e njeriut, bekojeni Zotin.
Bekoje, o Izrael, Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, *
shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin.
Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, *
shenjtër e të përvujtë në zemër, bekojeni Zotin.
Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, *
lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Të bekojmë Atin e Birin e Shpirtin Shenjt; *
ta lëvdojmë e ta madhërojmë në shekuj
I bekuar je ti, o Zot, në kupën qiellore, *
i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

Në fund të kësaj kënge nuk thuhet Lavdí Atit.
Ant. 2 Engjëlli u tha barinjve:
Po ju kumtoj një gëzim të madh:
Sot lindi për ju Shëlbuesi i botës, aleluja.
Ant. 3 Sot për ne lindi një fëmijë:
Hyji, i fortë, është emri i tij, aleluja.

Psalmi 149 (1-9) Festa e miqve të Zotit
Bijtë e Kishës, bijtë e popullit të ri le të galdojnë në mbretin e tyre që është Krishti (Esichio).
Këndoni Zotit një këngë të re, *
këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!
Le t’i gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, *
bijtë e Sionit t’i brohorasin Mbretit të vet!
Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, *
le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,
sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, *
të përvujtët i nderon me shëlbim.
Le të galdojnë të drejtët në lumturi, *
le të brohorasin nga shtrojat e veta!
E paçin lavdinë e Zotit në gojë, *
e shpatën dytehëshe në dorë!
Për të marrë shpagim mbi paganë, *
për t’u dhënë popujve ndëshkim,
për t’i lidhur mbretërit e tyre në pranga, *
princat e tyre në zinxhirë të hekurt,
për ta zbatuar mbi ta dënimin kaherë të shkruar: *
- ky është nder për të gjithë besnikët e tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Sot për ne lindi një fëmijë:
Hyji, i fortë, është emri i tij, aleluja.

Leximi i shkurtër Heb 1, 1-2
Mbasi Hyji herë mbas here dhe në mënyrë të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, së fundi,
në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha sendeve, nëpër të cilin edhe e krijoi
gjithësinë.

Përgjigjja e shkurtër
C Zoti e tregoi shpëtimin e tij * aleluja, aleluja.
Zoti e tregoi shpëtimin e tij aleluja, aleluja.
D Mbarë kombeve ua shpalli drejtësinë e tij,
aleluja, aleluja.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Zoti e tregoi shpëtimin e tij aleluja, aleluja.

Kënga ungjillore (Benedictus)

Ant. Barinjtë thoshin:
Ejani të shkojmë deri në Betlehem
e të shohim ngjarjen që na kumtoi Zoti.
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
 që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Barinjtë thoshin:
Ejani të shkojmë deri në Betlehem
e të shohim ngjarjen që na kumtoi Zoti.

Lutjet e besimtarëve
Hyji në mëshirën e vet na dërgoi Krishtin, princin e paqes. Prandaj t'i drejtohemi me plot shpresë:
Paqe njerëzve vullnetmirë.
O Zot i gjithëpushtetshëm, Atë i Zotit tonë Jezu Krishtit, në këtë kohë kur Kisha e feston dashurinë tënde shëlbuese,
— pranoje me mirësi lavdinë që ne po të japim.
Ti që nga fillimi u ke premtuar njerëzve fitoren tënde nëpërmjet Jezu Krishtit, Shëlbuesit tonë,
— me dritën e ungjillit shndriti të gjithë popujt.
Për lavdinë e Birit tënd, të cilin e pritën patriarkët dhe profetët,
— shëlboje popullin e Besëlidhjes së vjetër.
Ti deshe që lindjen e Birit tënd ta lajmërojnë shpirtrat qiellorë, që ta lavdërojnë apostujt, martirët dhe besimtarët e të gjitha
kohërave,
— jepi botës atë paqe të cilën e lajmëruan engjëjt.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro
nga i Keqi. Amen.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i padukshëm, ti që, me ardhjen e Krishtit - Dritës së vërtetë, i dëbove errësirat e botës,
na shiko me dashuri, që të mund ta kremtojmë si duhet Lindjen e mrekullueshme të Njëlindurit Birit tënd. I cili me ty
jeton.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.

Ora e mesme
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Pason himni i përshtatshëm.

HIMNI
 
Ora e tretë

Himni
Tash neve, o Shpirti i Shenjtë,
një me Atin e Birin,
denjohu i gatshëm t’futesh
i reshur n’parzëm tonë.
Gojë, gjuhë, mendje, forcë, shqisa
të ushtojnë duke rrëfyer,
me zjarr t’flakrojë dashuria,
nxehtësia t’i ngrohë shokët.
Nëpër ty t’kuptojmë Atin,
të njohim edhe Birin,
ty Shpirtin e të dyve
t’besojmë në t’gjitha kohët. Amen.

Ora e gjashtë

Himni
Mbret i fortë, Hyj i vërtetë,
që sundon të gjitha sendet,
me ndriçim pajis mëngjesin
dhe me zjarr shkëlqe mesditën.
Shuaji flakët e shamatave,
flake zjarrin e dëmprurësve,
jepu trupave shërimin,
dhe t’vërtetën paqe zemrave.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe ti Bir baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

Ora e nëntë

Himni
Hy i gjithësisë, fuqi e qëndrueshme,
i patrandur në ty mbahesh,
kohët e dritës së përditshme
përcakton me shumë mbarësi.
Dhe gjatë netëve lësho dritën,
që jeta të mos ndërpritet,
por çmimi i vdekjes shenjte
të jetë lavdia e përjetshme.
Bëj, o Atë tërë drejtësi,
dhe, o Bir, baras me Atin,
bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

Ant. 1 Jozefi dhe Maria, nëna e Jezusit,
mrekulloheshin për të gjitha ato që thuheshin për të.

Psalmi 19 /18 B/ (8-13. 15)
I përsosur është Ligji i Zotit, *
shpirtin përtërin;
për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, *
të miturve u jep dijen.
Urdhërimet e Zotit janë të drejta, *
kënaqin zemrën;
urdhri i Zotit është i qartë, *
dritë u jep syve.
E panjollë është frika e Zotit, *
nuk ndërron në shekuj të shekujve;
gjyqet e Zotit janë të vërteta, *
të gjitha njënjë të drejta.
Më të çmueshme se ari, *
se më i pastri ar,
më të ëmbla se mjalti, *
se hoja që rrjedh mjaltë.
Shërbëtori yt me kujdes i mëson: *
t’i mbash ato është fitesë e madhe.
Porse kush i heton gabimet? *
Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,
Të pëlqefshin, o Zot, *
fjalët e gojës sime,
edhe mendimi i zemrës sime para teje, *
o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Jozefi dhe Maria, nëna e Jezusit,

mrekulloheshin për të gjitha ato që thuheshin për të.
Ant. 2 Maria i ruante me kujdes në zemër
ngjarjet e mrekullueshme të birit të vet.

Psalmi 47 /46/ (2-10)
Duartrokitni, o popuj të gjithë, *
brohoritni Hyjit me zë gëzimi!
Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm, *
Mbreti i madh mbi tokën mbarë.
Popujt i vuri nën sundimin tonë, *
paganët nën këmbët tona.
Ai e rizgjodhi trashëgimin tonë për ne, *
nderin e Jakobit, të dashurit të vet.
Ngjitet Hyji me brohori, *
Zoti me zë trumbete.
Këndoni Hyjit, këndoni, *
këndoni mbretit tonë, këndoni!
Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës: *
këndoni këngë me mjeshtëri!
Hyji mbretëron mbi mbarë popujt, *
Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë.
Princat e popujve paganë bashkohen *
me popullin e Hyjit të Abrahamit,
sepse Hyjit i përkasin mburojat e botës, *
Ai është i lartësuar mbi të gjithë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 2 Maria i ruante me kujdes në zemër
ngjarjet e mrekullueshme të birit të vet.
Ant. 3 Sytë e mi e panë shëlbimin
që e bëre gati në sytë e të gjithë popujve.

Psalmi 48 /47/ (2-15)
I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, *
në qytetin e Hyjit tonë!
Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, *
gëzimi i mbarë botës:
Mali Sion, në veriun e skajshëm, *
Qyteti i Mbretit të madh,
Hyji në pirgjet e tija *
u tregua kështjellë e pathyeshme.
Dhe ja, u bashkuan mbretërit, *
sulmuan së bashku,
posa panë, u rrudhën, *
e, të hutuar, ikën praptazi.
Aty i kapën të dridhurat *
si dhimbjet e lindëses,
ishin si stuhia e lindjes *
që i thyen anijet e Tarsisit.
Siç kemi pas dëgjuar, tani po shohim,
në qytetin e Zotit të Ushtrive, †
në qytetin e Hyjit tonë *
- Hyji e themeloi për amshim.
Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde *
në mesin e Tempullit tënd.
Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote †
arrin deri në skajin e botës, *
e djathta jote është plot drejtësi.
Le të galdojë mali i Sionit, †
le të brohorasin qytetet e Judës *
për shkak të gjyqeve të tua!
Silluni rreth e rreth Sionit,
përshkojeni kryq e tërthor, *
numërojani kullat e tija,
vëreni mirë muret e tija, †
vëzhgoni hollë pallatet e tija *
që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:
Ky është Hyji, Hyji ynë †
për amshim e në shekuj të shekujve; *
Ai na prin në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Sytë e mi e panë shëlbimin
që e bëre gati në sytë e të gjithë popujve.

Ora e tretë

Leximi i shkurtër Tit 2, 11-12
U duk hiri i Hyjit që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve. Ai na mëson t’i biem mohit pabesimit dhe dëshirave të
shekullit për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht.
D Zoti e kujtoi dashurinë e tij, aleluja,
C dhe besnikërinë e tij ndaj shtëpisë së Izraelit, aleluja.

Ora e gjashtë

LEXIMI I SHKURTËR 1 GJN 4, 9
Ja si u dëftua dashuria e Hyjit në ne: Hyji e dërgoi në botë një të Vetmin Birin e vet që ne të jetojmë në saje të tij.
D Kufijtë e botës e panë, aleluja,
C shëlbimin e Hyjit tonë, aleluja.

Ora e nëntë

Leximi i shkurtër Vap 10, 36
Hyji u dërgoi Fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të
gjithëve.
D Dashuria dhe besnikëria takohen, aleluja,
C paqja dhe drejtësia përqafohen, aleluja.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i padukshëm, ti që, me ardhjen e Krishtit - Dritës së vërtetë, i dëbove errësirat e botës,
na shiko me dashuri, që të mund ta kremtojmë si duhet Lindjen e mrekullueshme të Njëlindurit Birit tënd. I cili me ty
jeton.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.

MBRËMËSORJA II

V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Himni
O Krisht, Shëlbuesi i t’gjithëve,
prej Atit, Bir i vetëm,
veç ti para fillimit
u linde e me gojë s’shprehet.
Ti dritë, shkëlqim i Atit,
ti shpresë për jetën e t’gjithëve,
dëgjo lutjet që nxjerrin
shërbëtorët tu nëpër botë.
Kujto, o Autor shëlbimi
se dikur more trajtën
e trupit tonë, kur t’lindi
një Virgjër e paprekur.
Dëshmon kjo ditë e tashme
që rrjedh në rreth të vitit,
veç ti nga froni i Atit
erdhe shpëtim për botën.
Këtë qielli, toka e deti,
çdo gjë që ndër to ndodhet,
ty autor të ardhjes sate
lavdërojnë me këngë të hareshme.
Dhe ne që u shpërblyem
me gjakun tënd të shenjtë,
n’ditën e lindjes sate
bashkë himn të ri këndojmë.
Ty të qoftë lavdia, o Jezus,
që u linde nga Nënë Virgjër
me Atin e me Shpirtin
jetëdhënës në shekujt e shekujve. Amen.

Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Ty të qoftë mbretëria në ditën e lavdisë sate:
në shkëlqim e në shenjtëri Hyji të lindi para agimit.

Psalmi 119 /118/ III (17-24)
Bëja këtë të mirë shërbëtorit tënd: *
që të jetoj e ta mbaj fjalën tënde.
M’i hap sytë të shikoj *
mrekullitë e ligjit tënd.
Ravgues jam unë përmbi dhe, *
mos i fsheh para meje urdhërimet e tua.
Shpirti im meket gjithherë *
prej dëshirës së gjyqeve të tua.
Ti u kërcënohesh krenarëve: *
të mallkuar janë ata që u shmangen urdhërimeve të tua.
Më liro nga poshtërimi e turpi, *
sepse i ruaj dëshmitë e tua.
Nëse edhe princat bëjnë mbledhje e flasin kundër meje, *
shërbëtori yt ushtrohet në rregulloret e tua.
Sepse dëshmitë e tua janë kënaqja ime, *
rregulloret e tua këshillëtarët e mi.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. 1 Ty të qoftë mbretëria në ditën e lavdisë sate:
në shkëlqim e në shenjtëri Hyji të lindi para agimit.
Ant. 2 Te Zoti është mëshira
shëlbimi i tij është i madh.

Psalmi 25 /24/ Urata për falje dhe për shpëtim
Shpresa nuk turpëron (Rom 5, 5).

I (1-11)
Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim! †
Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem! *
të mos ngihen në mua armiqtë e mi,
dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë! *
Turpi i mbuloftë ata që për asgjë tradhtojnë.
Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua *
e m’i mëso shtigjet e tua.
Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso, †
sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im, *
në ty shpresoj gjithmonë.
Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot, *
dhe dashuria jote që është e amshueshme.
Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë: †
të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate *
- për hir të mirësisë sate, o Zot.
I ëmbël e i drejtë është Zoti, *
mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,
të përvujtëve u prin në drejtësi, *
të butëve ua mëson udhën e vet.
Të gjitha udhët e Zotit janë mëshirë dhe e vërtetë *
për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.
Pashë Emrin tënd, o Zot, *
ma fal mëkatin: njëmend është i madh.
 Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. 2 Te Zoti është mëshira
shëlbimi i tij është i madh.
Ant. 3 Qysh në fillim, para shekujve, Fjala ishte Hyj:
Shëlbues i botës.

II (12-22)
A ka njeri që e druan Zotin? *
Vetë Zoti ia mëson udhën që duhet të marrë.
Ai do ta kalojë jetën në mirëqenie, *
pasardhësit e tij do ta trashëgojnë dheun.
Miqësisht sillet Zoti me ata që e druajnë, *
për t’ua njoftuar Besëlidhjen e vet.
Sytë e mi përherë i drejtoj te Hyji, *
sepse ai i nxjerr këmbët e mia prej lakut.
Më shiko, o Zot, e ki dhembje për mua, *
sepse jam i vetmuar e i mjerë.
Lehtësoji dhembjet e zemrës sime *
e më nxirr nga vështirësitë e mia.
Shihe përvujtërimin tim dhe mundimin *
dhe m’i fal të gjitha fajet e mia.
Shikoji armiqtë e mi: seç u shumuan *
dhe më urrejnë me urrejtje të tërbuar!
Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto; *
mos lejo të turpërohem pasi jam në ndoren tënde.
Le të më mbrojë pafajësia dhe drejtësia, *
sepse në ty e kam vënë shpresën.
Shpëtoje, o Hyj, Izraelin *
prej të gjitha vështirësive të tij.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. 3 Qysh në fillim, para shekujve, Fjala ishte Hyj:
Shëlbues i botës.

Leximi i shkurtër 1 Gjn 1, 1-3
Çka ishte qysh në fillim, çka dëgjuam çka pamë me sytë tanë, çka soditëm dhe duart tona prekën, në lidhje me Fjalën e
jetës, - po, Jeta u shfaq, ne e pamë dhe dëshmojmë dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur, që ishte te Ati dhe na u shfaq neve -
çka pamë e dëgjuam po jua kumtojmë edhe juve që edhe ju të keni bashkësi me ne. E bashkësia jonë është me Atin dhe me
Birin e tij, Jezu Krishtin.

Përgjigjja e shkurtër
C Fjala e Zotit u bë njeri * aleluja, aleluja.
Fjala e Zotit u bë njeri aleluja, aleluja.
D Dhe banoi ndër ne,
aleluja, aleluja.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Fjala e Zotit u bë njeri aleluja, aleluja.

Kënga ungjillore (Magnificat)

Ant. Mbreti i qiellit deshi të lindë prej një virgjëre,
për ta kthyer prapë në mbretërinë e qiellit
njerëzimin e humbur .
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
- i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
- si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Mbreti i qiellit deshi të lindë prej një virgjëre,
për ta kthyer prapë në mbretërinë e qiellit
njerëzimin e humbur .

Lutjet e besimtarëve
T'ia drejtojmë lutjet tona Hyjit të mëshirshëm, i cili Birin e vet e lindi me Shpirtin Shenjt për t’ia sjellë lajmin e
gëzueshëm të varfërve:
Atë i dashur, ki mëshirë për ne.
Ti dëshiron që të gjithë popujt të shëlbohen dhe ta njohin një të vetmin Birin tënd,
— gëzoje gjithë tokën me lindjen e tij.
Atë e dërgove që t'ua sjellë lajmin e gëzueshëm të varfërve,
që të burgosurve t'ua sjellë lirinë dhe ta lajmërojë kohën e hirit tënd,
— jepu njerëzve lirinë dhe paqen.
Tek ai i drejtove dijetarët e popujve që t'i përkulen,
— pranoji shprehjet e besimit tonë dhe lutjen tonë të përvuajtur.
Të gjithë njerëzit i fton prej errësirës në dritën tënde të mrekullueshme që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju,
— bëj të jemi dëshmitarë të Ungjillit.
Krishtin, të lindur në Betlehem, e bëre dritë për t'i ndriçuar të gjithë njerëzit
— tregojua lavdinë e fytyrës sate vëllezërve tanë të vdekur.

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro
nga i Keqi. Amen.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i padukshëm, ti që, me ardhjen e Krishtit - Dritës së vërtetë, i dëbove errësirat e botës,
na shiko me dashuri, që të mund ta kremtojmë si duhet Lindjen e mrekullueshme të Njëlindurit Birit tënd. I cili me ty
jeton.

PAS MBRËMËSORJA
PAS LUTJES SË MBRËMJËS II TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE

V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive
mund të përdoret apo të përshtatet një nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose

PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por
më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me
ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.

Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
HIMNI
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
Ty ëndërrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
m bretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
Ose:
O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta or ët.
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.
Ant. 1 Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.

Psalmi 91 /90/ (1-16)
Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19).
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
do të strehohesh nën fletët e tija,
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
as prej shigjete që fluturon ditën, †
as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë.
Le të bien me mijëra rreth teje, †
dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
ty nuk do të të ndodhë asgjë!
Porsa ti me sy të vetëtish, *
shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
e keqe nuk do të të gjejë, *
dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
Do të të mbartin para duarsh *
që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
në vështirësi do të jem me të, *
do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1
Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.

Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më
nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.

Përgjigjja e shkurtër

C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Lutja

Le të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të ringjalljes së Zotit: bëj me hirin tënd që të
pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar lŕvdin tënd.
Nëpër Zotin

Në të kremte:

Lutja
Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e
bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin

Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:

Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që
po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh!
E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari!
Amen.
Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e
bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit
ndër duar të Birit tënd na lësho.







All the contents on this site are copyrighted ©.