2009-12-28 17:54:05

Ndeshje të reja në Iran, pas viktimave të djeshme


(28.12.2009 RV)Nuk dihet sa kanë gjetur vdekjen në Teheran, në ndeshjet me policinë. Flitet për 15, ose 8 e madje edhe për 4 manifestues të vrarë. Ndër ta, nipi i liderit të opozitës Musavì, Sajed Ali Musavì, trupi i të cilit është vjedhur disa orë para funeralit. Sipas disa faqeve interneti të opozitës, kjo është bërë për të mos lejuar të verifikohej nëse vdekja i ka ardhur nga armë zjarri.
Sot, policia iraniane përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve. Janë arrestuar disa eksponentë të opozitës, përkrahës të liderit Musavì e të ish-presidentit iranian Khatamì. Që paradite është pezulluar shërbimi i mesazheve me celular, ndërsa rrjeti i internetit punon me ngadalësi. E gjithë bota perëndimore ka ngritur zërin në favor të manifestuesve. Nota formale proteste kanë paraqitur SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, si edhe shumë shtete të tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.