2009-12-28 08:51:44

Krishtlindja ne poezi. Pol Verlen: “Krishti Fëmijë”


Pol Verlen : “Krishti Fëmijë”

O Foshnje Hyjnore, ku duhet të shkojmë
në se duam të shikojmë Hyjin Atë?
Ndihmona të rilindim mbi tokë,

si fëmijë të dlirë, lakuriq, që për strehë
kanë veç një stallë; e për shokë,
kanë vetëm kaun e gomarin.

Ndihmona që plagë mos t’i hapen
trupit tonë krejt pa faj,
në gjirin e errët të drojes;

që syri ynë i mjerë të mos shohë,
dhimbshëm si drita e diellit
zbehet pa lindur ende.

E mbrëmja kur bie, me dritën e ëmbël,
tjetër dëshirë të mos kemi,
veç gjumit paqëtor, të pafaj!
Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq . 63







All the contents on this site are copyrighted ©.