2009-12-28 11:05:26

Ka vdekur teologu belgjian Edward Schillebeeckx


Natën e Krishtlindjes ka vdekur në Nimega, në Holandë, teologu belgjian Edward Schillebeeckx. Kishte 95 vjet. Frymëzues në vitet 6o-ta të “Katekizmit të ri holandez”, teologu domenikan është i njohur edhe për librat e tij shkruar mbi figurën e Jezu Krishtit. Puna e tij teologjike është e përqendruar mbi problemin e të menduarit përsëri apo të rishqyrtimit të fesë së krishterë në dritën e kulturës bashkëkohore, çka do të thotë mbi çështjen se si mund të interpretohet feja në kontekste të ndryshme kulturore. Në vitet 1970-ta reflektimi i tij teologjik qe konsideruar si një “teologji e praktikës”, për shkak të një afrimi të saj me teoritë marksiste dhe teologjinë e çlirimit. Ortodoksia e teologut Schillebeeckx vihen në diskutim atëherë kur qe akuzuar për mohimin e ngjalljes së Krishtit si fakt objektiv të fesë. Ndër veprat e tij më të njohura e të rëndësishme, duhet kujtuar “Krishti, sakrament takimi me Zotin” (1960), “ Afrimi ndaj Jezusit të Nazaretit” (1972), “Jezusi, historia e një të gjalli” (1976), “Krishti, historia e një praktike të re” (1977).







All the contents on this site are copyrighted ©.