2009-12-28 11:05:14

Imzot Hil Kabashi: Lindja e Jezusit na tregon dritën e vetme e jetës


(28.12.2009 RV)Krishtlindja ka pasur, ka e do të ketë përherë porosi të vlefshme e aktuale për njeriun e çdo epoke, sepse në Krishtin, Princin e Paqes kemi orientimin e jetës drejt Amshimit dhe sigurinë e ekzistencës sonë njerëzore. Ky është mesazhi i ipeshkvit të Shqipërisë së Jugut, imzot Hil Kabashi, në mikrofonin e Radio Vatikanit.
Urimi që dua të kumtonte përsëri në secilin njeri është kënga e hareshme e aradhes së engjëjve mbi shpellën e Betlehemit ‘Lavdi Hyjit në lartësi të qiejve e mbi tokë paqe njerëzve, që Ai i do’. Sa e nevojshme është kjo paqe sot për të gjithë njerëzit, e posaçërisht për shqiptarët. Krishtlindja na përkujton se Zoti lind për të na treguar dritën e vërtetë edhe kur jemi në vuajtje e vështirësi. Po ta dëgjojmë mesazhin e Krishtlindjes së imzot Hil Kabashi.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.