2009-12-27 13:01:26

Papa: të mbrohet familja e martesa kundër rreziqeve që dëmtojnë vatrën shtëpiake.


(27.12.2009 RV)Papa Benedikti XVI, në mbarim të lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ofroi “lutjen e tij të posaçme” drejtuar Zotit për të gjitha familjet që gjendet në vështirësi.
“Në këtë të diele të Familjes së Shenjtë, - tha Papa Racinger -i drejtoi një përshëndetje të përzemërt të gjitha familjeve të Romës e të botës me një lutje të posaçme për ato që kalojnë vështirësi më të mëdha”.
Në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për ta dëgjuar Papën, ishin me dhjetëra mijëra besimtarë e persona ardhur nga vendet e ndryshme të botës: shumë prej të pranishmëve, përmes duartrokitjeve e parullave i shprehen Atit të Shenjtë Benediktit XVI dashurinë e solidaritetin pas aksidentit që ndodhi Natën e Krishtlindjes para fillimit të Meshës në Bazilikën e Vatikanit, kur një vajzë zvicerane e kapërceu kufirin e kalimit brenda Kishës së Shën Pjetrit duke bërë Atin e Shenjtë të bie për tokë, po fatbardhësisht pa asnjë pasoj.

Gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot Papa bëri thirrje që të mbrohet e të ruhet prej të gjitha kërcënimeve e rreziqeve familja e themeluar mbi martesën ndërmjet burrit e gruas. Kështu u shpreh Ati i Shenjtë Racinger në mesazhin e tij drejtuar në lidhje të drejtpërdrejtë përmes televizionit me manifestimin e organizuar në Madrid të Spanjës në favor e mbrojtje të familjes prej të gjitha rreziqeve që i kanosen themeleve të familjes së krishterë.
“Një ndër shërbimet më mëdha që si të krishterë mund t’i ofrojmë bashkëkohorëve tanë është ai i dëshmimit në mënyrë të bindur e të qetë në favor e dobi të familjes së themeluar mbi martesën ndërmjet burrit e gruas, duke e ruajtur e promovuar, pasi që familja është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të sotmen e të ardhmen e njerëzimit”, shpjegoi Papa Racinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.