Papa: solidaritet nga bota politike, afërsia e ipeshkvijve të botës.
Papa është shumë mirë e vazhdon misionin e pa pasoja e pa probleme. Solidaritet por
edhe lehtësi për faktin se gjesti i Susanna Maiolo, e cila e rrëzoi për tokë Papën
gjatë Meshës së Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Vatikanit, nuk ka pasur pasoja
për Benediktin XVI. Atit të Shenjtë Jozef Racinger i kanë ardhur përshëndetjen e urimet
nga personalitetet politike të institucioneve më larta të Vendeve të ndryshme e nga
Konferencat Katolike Ipeshkvnore të mbarë botës duke shpreh afërsinë me urimin që
të mund t’i vazhdojë në ushtrimin e misionin e tij me qetësinë e thellësinë shpirtërore
që e dallojnë.