Papa: njerëzit e hutuar e të çorientuar, feja i jep kuptim jetës.
Ja fjalët që Benedikti XVI tha sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në festën
e Shën Shtjefnit në Sheshin e Shën Pjetrit në
Vatikan: Të dashur e motra, me shpirtin e mbushur përlotë me mahnitje e
dritën që rrezaton e vjen nga Shpella e Betlehemit, ku Mari e Jozefi dhe barinjtë
e adhuruan Shpëtimtarin tonë, sot e përkujtojmë diakonin Shën Shtjefnin, martirin
e parë të krishterë. Shembulli i tij na ndihmon të depërtojmë edhe më shumë e më thellë
në misterin e Krishtlindjes e na dëshmon madhështinë e mrekullueshme të lindjes së
atij Fëmije në të cilin shfaqet hiri i Zotit, bartës i shpëtimit për njerëzit (krh
Tt 2,11). Ai që qan në grazhd, në të vërtet, është Biri i Hyjit bërë njeri, i cili
na kërkon të dëshmojmë me guxim Ungjillin e tij, siç bëri Shën Shtjefni i cili, plot
me Shpirtin Shenjt, nuk hezitoi të jap jetën për dashurinë ndaj Zotërisë së vet. Ai,
porsi Mësuesi i tij, vdes duke falur persekutorët e vet e na bënë të kuptojmë se
si hyrja e Birit të Zotit në botë i jep zanafillë një qytetërimi të ri, qytetërimit
të dashurisë, që nuk dorëzohet para së keqes e dhunës dhe i rezon të gjitha muret
dhe pengesat ndërmjet njerëzve, duke i bërë vëllezër në familjen e madhe të bijve
të Zotit.
Shtjefni është edhe diakoni i parë i Kishës, i cili duke u bërë shërbëtor
i varfërve për dashuri të Krishtit, hyn dalëngadalë në përkim të plot me Atë dhe e
ndjek deri në dhuratën më të lartë të vetvetes. Dëshmia e Shtjefnit, si ajo e martirëve
të krishterë, bashkëkohorëve tanë shpesh të hutuar e të çorientuar, mbi kënd
ta mbështesim shpresën për t’i dhënë kështu kuptim jetës. Martiri në të vërtet, është
ai që vdes i bindur se është i dashur prej Zotit e për të, asgjë nuk mund ka përparësi
para dashurisë së Krishtit, martiri e di se ka zgjedhur pjesën më të mirë të mundshme.
Duke u shëmbëllyer plotësisht në vdekje të Krishtit, është i vetëdijshëm se është
farë e frytshme e jetës e se hap shtigje të paqes e të shpresës në botë. Sot, duke
na paraqitur Shën Shtjefnin diakon, po kështu, Kisha na tregon në pritjen e në dashurinë
ndaj të varfërve, njërën ndër udhët të privilegjuara për të jetuan Ungjillin e dëshmuar
para njerëzve në mënyrë të besueshme Mbretërinë e Zotit që vjen. Festa e Shën Shtjefnit
na kujton edhe shumë besimtarë tjerë, që në vise të ndryshme të botës, i janë nënshtruar
sprovave e vuajtjeve për shkakun e fesë së tyre. Duke ia besuar këta mbrojtjes së
tij qiellore, të angazhohemi edhe ne për t’i mbështetur me lutje e që t’i qëndrojmë
besnik thirrjes së të krishterë, duke vendosur në qendër të jetës sonë gjithmonë jetën
e Jezu Krishtit, që në këto ditë e kundrojmë në thjeshtësinë e përvujtërinë e shpellës
së Betlehemit. Ta kërkojmë ndërmjetësimin e Marisë, Nënës së Shëlbuesit e Mbretëreshën
e Martirëve, me lutjen e Engjëllit të Tënzot. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot,
Papa përshëndeti besimtarët e pranishëm në disa gjuhë të ndryshme duke uruar edhe
një herë Krishtlindjen e me thirrjen që këtyre ditëve pranë Shpellës së Betlehemit
të vështrojmë, admirojmë Marinë e Jozefin pranë Foshnjës e shembullit i tyre të nxit
në të gjitha familjet e Kombet një atmosferë të vërtetë dashurie, mirëkuptimi e bashkimi
që i shërben së mirës së përbashkët të të gjithëve.