2009-12-25 16:12:17

Nga Betlehemi, Patriku Tval bën thirrje për paqe.


(25.12.2009 RV)Mijëra shtegtarë ishin sot të pranishëm në Tokën Shenjte, në viset e Jezusit. Patriku latin i Jeruzalemit, Fuad Tval – në Meshën e Natës në Bazilikën e Lindjes së Krishtit, në Betlehem – theksoi se dhurata më e bukur për izraelitët e palestinezët nuk është paraja as pasuria, por paqja”.
E Festa e madhe ngjalli shpresa të reja. Përreth Bazilikës, ku dy mijë vjet më parë lindi Krishti, errësira e natës u zmbrap përballë dritave e këngëve të shpresës e të gëzimit. Qindra shtegtarë patën hirin të ndiqnin në grupe, meshë shenjte kremtuar në kriptat e Bazilikës e në Fushën e barinjve të lashtë, deri sa shkrepi agimi.
Ndërsa në Kishën e Shën Katerinës, Meshën e Natës e ndoqën më se 2500 besimtarë e shtegtarë. Liturgjinë, kremtuar në gjuhën latine, e kryesoi Patriku i Jeruzalemit, imzot Tval, në bashkëkremtim me etërit françeskanë. Ishin 70 meshtarë sivjet rreth elterit, përfaqësues të kombeve të mbarë botës, sepse botës mbarë u përkasin këto troje.







All the contents on this site are copyrighted ©.