Mario Luci: ‘Barinjtë’ Nisën shtegtimin për t’i shkelur të gjitha majat
rresht, e vunë përpara grigjën e ligur që barin erëtonte. Për ku i shtynin
delet e deshtë? Nuk kishte bar erëmirë te maja që rri mbuluar përherë me
dëborë të bardhë si bashkë leshi. Bari ishte përposh, por nuk e donin. Ishte
i shkelur vjeshte, i helmatisur ai bar atje përposhtë. Tashmë një tjetër
dëshironin. E ata qenë bërë të gjithë profetë e engjëj Po pse? Nuk e dinin- -
Së shpejti? - Erdhi ndër ne? Kështu i kish bërë pesha e profecisë, e lindjes
së pritur, e të drashtur që e kishin kahmot në shpirt. E shihnin me sy e
adhuronin, në një errësirëqë rrezatonte dritë!
Marrë nga ‘Natale in poesia’,
Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006.