Jezu Krishti lind që unë e ti të rilindemi në Hyjin
(25.12.2009 RV)Edhe sikur Krishti të lindte dhjetëmijë herë në Betlehem, s’
do të të vlente hiç fare, në se nuk lind në zemrën tënde.
Por si mund të lind
Krishti në zemër? E çuditshme kjo mrekulli e re, por jo e pamundur: mjafton ta dëshirosh
e ta presësh.
Ditën në të cilën nuk do të ndjesh më hidhërim as smirë, kur
ta shikosh armikun ose mikun të gëzuar, gazmo, sepse lindja e Zotit është e afërt.
Ditën
kur të ndjesh nevojën ta gëzosh sadopak atë që është i trishtuar dhe shtytjen ta lehtësosh
dhimbjen ose mjerimin qoftë edhe të një krijese të vetme, galdo, sepse ardhja e Zotit
është pas dere.
E në se një ditë do të lëndohesh e do të të bjerë mbi kokë
kobi i zi, do të humbasësh shëndetin e forcën, bijtë e miqtë e do të të duhet të durosh
trashamaninë, ligësinë a ftohtësinë e akullt të të afërmve e të largtëve, por megjithatë
nuk do të qahesh e as do të blasfemosh, e do ta pranosh me shpirt të qetë fatin tënd,
gëzohu e galdo, sepse mrekullia që dukej e pamundur, ka ndodhur: Shëlbuesi tashmë
ka lindur në zemrën tënde.
Nuk je më i vetëm, nuk do të jesh kurrë më vetëm.
Terrina e natës do të mbushet me dritë, si të ishin ndezur mijëra yje në qiell për
të kremtuar takimin e ditës sate të shkurtër njerëzore, me amshimin hyjnor. (Giovanni
Papini)