2009-12-24 09:54:08

Kalenda: kumtim i Lindjes së Jezu Krishtit Shpëtimtar


Kalenda: këngëtari Natën e Krishtlindjes kumton Lindjen historike të Shëlbuesit Jezu Krisht
25 dhjetor. Hëna e gjashtëmbëdhjetë; kishin kaluar shumë shekuj nga krijimi i botës, kur në zanafillë Hyji pati krijuar qiellin e tokën e pati bërë njeriun, sipas shembëlltyrës së vet; e shumë shekuj që kur, pas përmbytjes, i Tejetlarti kishte bërë të shkëlqente ylberin, shenjë e besëlidhjes e e paqes: njëzet e një shekuj pas nisjes së Abrahamit, atit tonë në në fe, nga Uri i Kaldejve: trembëdhjetë shekuj pas daljes së Izraelit nga Egjipti, nën udhëheqjen e Moisiut; rreth njëmijë vjet pas lyerjes me vaj të Davidit si mbret i Izraelit; në të gjashtëdhjetë e pestën javë, sipas profecisë së Danielit; në epokën e Olimpiadës së njëqind e nëntëdhjetë e katërt; 752 vjet pas themelimit të Romës; në vitin e 42-të të perandorisë së Qesarit Oktavian Augusti; kur mbi gjithë botë mbretëronte paqja, Jezu Krishti, Hyj i amshuar e Bir i Atit të amshuar, duke dashur ta shenjtëronte botën me ardhjen e Tij, si u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt e si kaluan nëntë muaj, lindi në Betlehem të Judës nga Virgjëra Mari, e u bë njeri.

Është Lindja e Zotit tonë, Jezu Krishtit, sipas natyrës sonë njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.