2009-12-23 13:19:12

Tradita e Krishtlindjes ndër shqiptarë: Buka e lamit!


N’agshol të dritës do të bahet lami. E Zoja e shtëpís, mbas mjesnate do të gatuejë bukën e lamit. Prap nji akt liturgik, qi do t’a kryejë i zoti i shtëpís në mjedis t’arës.
I zoti i shtëpís merr nji krah tallë 6 dhe i shkepë në mjedis t’arës rreth vehtes, tue përftuem nji rrotullak, e pret prap kryq me tallë. Nji njeri i shtëpís i bjen bukën e nxehtë me nji pjesë djathë sypri më njenën dorë e më tjetrën majet e buzmavet të ndezun, të cilat në mjedis të lamit i a dorzon të zotit të shtëpís.
Ky merr unat e ndezuna e tue i qërfatë 7 së pari përmbi bukë e djathë, thotë kto fjalë: Falna o Zot bukën e përditshme ! Mandej tue u sjellë rreth atij lami, qërfatë pa pushim unat tue përsëritë kto urime: gacë e karricë 8 ! Si të sillet gjithkund rreth talles, therë tokën për me mbytë urin mos të bâjë dam. Then bukën e nji grimë djathë e i a nep ati qi e prűni, tjetrën e merr e shtjen në shtëpí e unat i a nep bariut. Ky ulet në burg të gjâs e tue qërfatë unat rreth e rrotull, thotë vijanos këto fjalë: gacë e delme, gacë e dhě, gacë e lopë, e kështu tue njehë nji nga nji emnat e gjâs së gjallë qi dishron të i a falë Zoti në jetë të ré. Atëherë bariu njitet nalt e të gjith zbashku n’agshol të dritës hanë bukën e lamit, bukën e jetës së ré.
Porsa të hanë bukën, dy burra shtëpije dalin jashtë; njęni merr do tallë e tjetri nji këmesë e nji gjylpanë të madhe në dorë për me tręmbë pemët e buta. Ai qi ka këmesën, porsa t’i afrohet pemës, i turret tue e pyetë shoqin tri herë rresht: A e pres ? – Mos e pre, se bân, i përgjegjet tjetri. Mbas tri heresh bân kinse po e thérë me gjylpanë, tue pyetë shoqin prap tri herë rresht: A e theri ! – Mos e thér, se lidhë. Mbas së tretës herë, ai qi ka tallën, e lidhë pemën qi të bâjë kokrra. Kështu i kerkojnë të gjitha pemët e buta me rend. Mbas përbetimit të pęmvet, të gjith do të lahen shtetsh në nji uj qi hecë.
Ditën e Maranajvet, të gjith pjestarët e shtëpís, në Dukagjin, nuk shtijnë gjâ në gojë deri të kthehet dita, pse zgjidhen shpirtënt e të vdekunvet n’atë jetë. Në fillim të secilës vjeshtë nepër Dukagjin lutet dita e qiravet, për gjith fis me fërlikë për të vdekun të trollit.
(Atë Bernardin Palajt, OFM)







All the contents on this site are copyrighted ©.