2009-12-23 18:27:54

Sot në orën 22.00, Mesha e Natës, kryesuar nga Papa; nesër, Bekimi ‘Urbi et Orbi’.


Sonte 24 dhjetor,duke nisur nga ora 22.00, Benedikti XVI do të kryesojë, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën Shenjte të Natës së Solemnitetit të Lindjes së Zotit.
Është natë e pagjumë, natë e pritjes. Siç nënvizoi Papa Natën e Krishtlindjes, vitin e kaluar, vetëm një zemër vigjilente mund të marrë guximin të vihet në udhë, për të gjetur Zotin me pamjen e Foshnjes së posalindur në një stallë.
Ditën e Krishtlindjes me 25 dhjetor, pastaj, sipas traditës ne ora 12.00, Papa do t’i drejtojë Romës e Botës, Bekimin Urbi et Orbi, me veshje që ndryshojnë paksa nga ato të përvitshmet, për të theksuar vazhdimësinë e së kaluarës në të sotmen, edhe përmes petkave liturgjike.
E me të njëjtën frymë, Mesha e Natës së Këshndellave do të pasurohet me liturgjinë e Fjalës e këngën e Kalendës.







All the contents on this site are copyrighted ©.