2009-12-23 06:58:23

Karitasi Shqipërisë: Krishtlindja shkollë dashurie dhe përkujdesje për të afërmin që ka nevojë.


(22.12.2009 RV)Festa e Krishtlindjes që tashmë është afër na bënë ta ndjejmë afërsinë e Zotit e dashurinë e tij të pakufishme. Vërtetë Hyji na do dhe përkujdesët për lumturinë tonë të vërtetë, prandaj vjen ndër ne, e merr natyrën njerëzore për të na mësuar edhe neve artin e dashurisë e të bamirësisë vëllazërore dhe për të na treguar rrugën e bujarisë e të jetës. Krishtlindja na mëson ta luftojmë në realitetin bashkëkohor varfërinë, vetminë, mënjanimin, refuzimin, egoizmin me armët e miqësisë dhe bamirësisë së sinqertë.
Ta dëgjojmë përgjegjësen e Karitasit Shqiptar për sektorin e shëndetësisë, Elona Memetaj në mikrofonin e Radio Vatikani se si e pret sivjet Krishtlindjen Karitasi i Shqipërisë dhe porosinë me rastin e kësaj feste të rëndësishme ....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.